Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit që zhvilloi me të rinjtë e FRPD-së në selinë e kësaj partie i është bashkuar protestës së Teatrit Kombëtar.
Basha së bashku me të rinjtë kanë marshuar drejt sheshit të Teatrit, ku i janë bashkuar arstisëve dhe përfqësuesve të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar.
Aktivistë dhe aktorë të shumtë, prej më shumë se një viti po protestojnë kundër projektit qeveri-bashki për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të 6 kullave.