Nga Kastiot Dervishi
Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë janë mbushura plot me pllaka si kjo. Duke bartuar një model bolshevik të propagandës, atyre ylli i kuq nuk u ndahet asnjëherë.
Pllaka është e vendosur përbri ish ATSH-së në një pallat. Ka manipuluar një ngjarje e cila nuk udhëhiqej nga ylli i kuq. Nuk ka asnjë protagonist të shënuar sepse dy janë pushkatuar më vonë nga vetë regjimi komunist, ndërsa ngjarja është antifashiste, por asnjë fije komuniste. Ajo i takon qëndresës antifashiste në kohën kur komunistët flinin gjumë apo më keq akoma, vishnin uniformën e zezë fashiste. Normal, ishin larg vitet 1943-1944.
Pas pak emrat e organizatorëve të demonstratës së 28 nëntorit 1939 dhe raporti i kohës për këtë ngjarje.