Demi: Titulli nuk mund të rrijë në sirtarët e federatës. Duka vështirë të mundet, shumë i fortë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demi: Titulli nuk mund të rrijë në sirtarët e federatës. Duka vështirë të mundet, shumë i fortë

18:15 | 10/01/2018
në Sport
0

Partizani ndodhet në Antalya të Turqisë aty ku po zhvillon fazën përgatitore të dimrit me shpresën për tu rikthyer të luftojë për vendet më të larta të Superligës. Ndërkohë, presidenti i të kuqve, Gaz Demi, në një intervistë për Top Channel ka prekur çështje nevralgjike të ekipit që drejton si dhe ka komentuar zgjedhjet e reja në federatë.

Gaz Demi: Në këto vitet e mia kjo është situata më e turpshme për Partizanin dhe më e vështirë. Megjithatë mendojmë sikur tani jemi futur në shina për të rikuperuar kohën e humbur.

Partizani për këtë 6-mujor të parë, ka shpenzuar rreth 500 mijë euro, më shumë se kushdo klub, skarcime lojtarësh të marrë në merkaton e verës, apo edhe lëvizje në stafeve drejtuese. Por më shumë se paratë e humbura, presidenti Demi ka një tjetër peng, humbja e thellë 5-0 nga Luftëtari në Gjirokastër.

Gaz Demi: Ndeshja e Gjirokastrës është maskaradë, edhe sot kur e kujtoj nuk di çfarë të them. Nuk mund të them nëse ka patur poshtërsi apo jo, se pa fakte nuk mund të flas. Për zërat që kam dëgjuar në ka vërtetësira, sot jemi në një kohë ku kontrollohet e verifikohet gjithçka. Dmth atë ditë ishte një skuadër pa karakter, sot kur e kujtoj më vjen turp.

Read more

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Partizani mbetet ende në pritje për të marrë titullin e sezonit 2015-2016 që ju hoq Skënderbeut.

Gaz Demi: Titulli nuk mund të rri në sirtarin e federatës. Duhet ta marrë vendi pasardhës. Aq më tepër që ne u përfaqësuam nga UEFA jo nga federata, në Champions League.

Më 7 shkurt do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të votohet për organet drejtuese të FSHF-s, nga presidenti deri tek komiteti ekzekutiv. Por për momentin ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare.

Gaz Demi: Ne si Partizan nuk kemi asnjë kandidaturë. Por do të shohim cilët do të jenë kandidatët dhe unë e kam thënë edhe herë të tjera, do të shoh dhe do të votoj për platformën më të mirë për futbollin shqiptar kushdo që të jetë, ky president që është apo ndonjë kandidat tjetër.

Në mungesë të zyrtarizimit të kandidaturave, presidenti i Partizanit Demi e përjashton veten e tij, për shumë arsye.

Gaz Demi: Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por, nuk mund të kandidoj, edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konflikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë, vështirë të mundet.

http://www.panorama.com.al/sport/gaz-demi-titulli-nuk-mund-te-rri-ne-sirtarin-e-federates-kjo-situata-me-e-turpshme-e-partizanit/

Etiketa: DukaFederataGaz DemiPartizani

Të Lidhura

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Para
Beyonce, 1.5 milionë euro për të kënduar në dasmën e Bale

Beyonce, 1.5 milionë euro për të kënduar në dasmën e Bale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com