Për shkak të dëmeve të konsiderueshme nga tërmeti në Gjykatat e Tiranës, Lezhës dhe Durrësit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin e gjyqeve për një afat të pacaktuar në gjykatat e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.
Ky status do të mbetet i tillë deri në verfikimin e dëmeve në terren, ndërkohë një grup ekspertësh po kryejnë kontrolle nëpër gjykata.
Të vetmet seanca gjyqësore që do të zhvillohen në vazhdim do të jenë vetëm ato për masat e sigurisë të cilat lidhen me afate kohore.