Sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës
Kështu është shprehur Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli lidhur me deklaratat e homologut të saj grek, Kamenos.
Reagimi i saj vjen në një status në Facebook ku ministrja shkruan se NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike. Kanë ikur kohët e satrapëve vijon më tej Kodheli.
Postimi i Ministres së Mbrojtjes në Facebook
“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”