Nga Petrit Vasili
Kapja e sasisë shokuese të kokainës është provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar të drogave të rënda dhe i krimit të organizuar. Roli i partnerëve ndërkombëtar i paçmueshëm. Kreu i antimafias italiane e paralajmëroi qartë në Tiranë jo më larg se dje. Vetëm kryeministri nuk e dëgjoi, si duket ishte i zënë me organizimin e kësaj që i dështoi sot. Në SHBA kemi kërkuar që DEA të stacionohet në Shqipëri. Ripërsërisim sot me forcë që DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri pasi droga dhe krimi i organizur në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal dhe koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë.