Simboli më i njohur shqiptar ka “fluturuar” në Japininë e largët. Djali çam, Arbër Demo ka kurorëzuar dashurinë e tij me një vajzë japoneze. Kjo dasmë ka befasuar shqiptarët me detajet e tradicionale të saj.
Në hotelin ku është zhvilluar dasma është vendosur flamuri i Shqipërisë dhe ai i Japonisë dhe me ceremoni tradicionale të të dyja vendeve është zhvilluar atmosfera e dasmës.
Në këtë ceremoni nuk kanë munguar as vallet dhe veshjet tradicionale shqiptare të çiftit ndërsa të gjithë dasmorët kanë vallëzuar në valle nën ritmin e këngëve shqipe.
Momenti më emocionues i dasmës ishte “fluturimi i shqiponjave”, japonezë e shqiptarë kanë bërë simbolin e shpendit me duar.