I dashur polic, nuk jam shoqja jote ndaj fshije numrin tim të telefonit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dashur polic, nuk jam shoqja jote ndaj fshije numrin tim të telefonit

21:02 | 25/11/2017
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Mira Kazhani

–Alo, me Mirën flas? Jeni ju administratorja e Tiranapost?

–Po, unë jam!

–Keni dhënë një lajm, më keni shqetësuar familjen. Unë ju njoh, madje. Kemi pirë kafe para 20 vitesh. Emri im është… Ju lutem, hiqni lajmin, se prokuroria e ka gabim! Duhet të mendoheni, kur i shkruani këto lajme…

Ishte një telefonatë që mora të enjten në mbrëmje nga një polic (emrin e të cilit nuk po e përmend për etikë). Ndoshta kishte një tip detyre diku në një qytet të Shqipërisë. Emri i tij ishte në të gjitha titrat për dosjen “Habilaj” dhe burim ishte prokuroria, por personazhi matanë telefonit këmbëngulte se një informacion të prokurorisë duhet ta konfirmoja me të personalisht, se zotëria në fjalë ishte burim për lajmin, se ishte sqaruar me prokurorinë, por nuk i dilte e keqja me mua dhe portalin që drejtoj. Se e kisha shqetësuar shumë. Se prej meje e kishin marrë edhe të tjerë lajmin. Se duhet t’i kërkoja falje që e kisha mërzitur, unë dhe jo prokuroria, se me atë ishte sqaruar ai në telefon… Pikë e zezë, o pikë e zezë!

Unë jam një grua e re dhe natyrshëm kam të drejtë edhe të shqetësohem, kur një polic më gjen, nuk di se si, por e thjesht gjen numrin e më telefonon, duke transferuar tek unë sikletin e tij. U përpoqa të sqaroj telefonuesin, se prokuroria nuk konfirmohet dot nga i akuzuari apo i dyshuari dhe se qofshin edhe gabim, këto i zgjidh drejtësia dhe jo gazetaria. Por, ai nuk kishte dhe nuk ka faj. Këtu telefonohen të gjithë, edhe kur nuk ju pëlqen fotoja që kanë në postimin e lajmit, jo më kur iu del emri për arrest!

E përsëris, ky nuk është faji i tyre, por gazetari nuk telefonohet! Kjo ndodh, sepse disa gazetarë janë bërë urë. Disa për të paligjshmit dhe disa për të ligjshmit. Disa janë në anë të së keqes, disa kundër saj. Në të dyja rastet jemi duke kontribuuar keq në një periudhë ku ndahet fati i këtij vendi, duke i dhënë gojës pa pushim.

Si gazetare, nuk e kam marrë ende veten nga ato që dëgjojmë përditë. E pranoj publikisht se i vetmi njeri që besoj në këtë qeveri është zoti Fatmir Xhafaj. Ai, më i paragjykuari nga opozita dhe shumë miq e mikesha të miat kolege gazetare. Ai më krijon opinionin e një burri që e ka ndarë mendjen. Nuk e kam telefonuar kurrë dhe as më ka qëlluar ta përshëndes gjatë gjithë jetës time modeste profesionale prej 17 vitesh. Po pres me kërshëri fijen e hollë ndarëse mes gumëzhimës së suksesit dhe uturimës së fatkeqësisë.

E gjitha pjesa tjetër të tmerron dhe të lë pa gojë. Si telefonata e së enjtes time! Nuk ka të bëjë me frikën, paçka se edhe ajo ruan vreshtat, sesa me sistemin e vlerave të bëra çorap. Gjithkush ka të drejtë të thotë ç’të dojë, gjithkush telefon kë të dojë, gjithkush bën ç’të dojë, sikur me qenë në një pyll, veçse, ky i joni pa cicërima, por me hungërima.

Është urgjente, madje ka hipur në ambulancë nevoja për t’iu bashkuar një grupi vlerash. Ne gazetarët, o sot o kurrë kemi shansin për të ndihmuar këtë vend qeni që duam. Jemi duke e bërë gabim, pra. Kap e hidh lajme, pa asnjë filtër. Lajmi i dytë anullon të parin dhe në kërkim të së vërtetës (të paktën teorikisht) po shkallmojmë të vërtetën.

Gazetarët nuk kanë pse u japin llogari të dyshuarve në telefon. Të drejtën secili e fiton nga drejtësia dhe jo nga gazetaria. Por, sikundër portalet, televizionet, gazetat dhe drejtuesit më të mëdhenj sillen nëpër studio televizive si prokurorë dhe gjyqtarë, si akuzatorë dhe lirimtarë, normale që pasojat do jenë këto. Do doja shumë që modeli i gazetarit që merret vesh si ai infermieri që kemi 20 vjet që e shajmë për atë 5-mijë lekëshin, me horrin, skifterin, sharlatanin, apo edhe me heroin e ministrin të marrë fund.

Ministri Xhafaj, sot, bëri një kallëzim. Nuk mori në telefon gazetarët që të vendosnin lajmin. Se drejtësia nuk fitohet me llafe e Shqipëria kurrë nuk do bëhet nga llafet. Ky, madje, është problem i këtij atdheu që ka lindur e shpikur oratorë të mirë dhe shtetarë të dobët!

Dhe në fund, një mesazh të hapur: Kur nuk jeni dakord me mua si gazetare (sepse më duhet të flas për veten), i dashur polic, bëj kallëzim. Kushdo qofsh e kudo qofsh, lutem që policët të jenë njerëzit më të kulluar dhe për këdo të pafajshëm e që ka kryer detyrën me dinjitet, do shkruaj pa kompromis. Por, i dashur polic, që më telefonove pa teklif, fshije numrin tim të telefonit, sepse unë dhe gjithë kolegët e mi këtë punë kemi. Japim lajme! Ata që e kanë bërë pis dhe kompromis do ta pësojnë një ditë pa frikë. Në qofsh i pastër, ti dhe çdokush, pa merak, se fjalët i merr era. Aq baltë është bërë dhe aq i ka rënë pesha fjalës nga kllounët e fjalës së lirë, sa e vërteta thjesht kushton lirë por nuk jeton në liri!

http://www.tiranapost.al/i-dashur-polic-nuk-jam-shoqja-jote-ndaj-fshije-numrin-tim-te-telefonit/

Etiketa: Fatmir Xhafajgazetarehabilajmira kazhanipolic

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Gratë shqiptare dhunohen në punë, sektori fason u kërkon të mos mbesin shtatzënë”

"Gratë shqiptare dhunohen në punë, sektori fason u kërkon të mos mbesin shtatzënë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com