• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gratë shqiptare dhunohen në punë, sektori fason u kërkon të mos mbesin shtatzënë”

21:03 | 25/11/2017
në Shqiperi
0

Gruaja shqiptare vijon të jetë pre e dhunës verbale, psikologjike dhe fizike në vendin e punës si në administratën shtëtore ashtu edhe në sektorin privat.

Dënoncimi bëhet nga Kreu i Konfederatës së Sindikatës, Kolë Nikollaj,  pikërisht në Ditën Botërore për Eleminimin e Dhunës ndaj Gruas.

Lexo edhe

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Nikollaj ngre shqëtsimin se në sektorin privat ky fenomen është më i përhapur. Sipas tij gratë paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë, nuk njohin shpërblimet, madje në disa biznese të sektorin fason u kërkohet të mos mbesin shtatzënë për arsyen meskine se nuk duan tu paguajnë lejen e lindjes.

Nikollaj shton se në ambientet e punës në sektorin privat nuk ofrojnë asnjë shërbim sa i pëket kushteve të punës, teksa mungojnë dhomat higjenike dhe kontrollet mjekësore periodike.

Kreu i Sindikatës i kërkon instancave shtetërore të kthejnë sytë që nismat  për përmirësimin e kushteve të punës për gratë të mos mbeten vetëm në letër.

Fjala e plotë e kreut të sindikatave Kolë Nikollaj

Sot është dita ndërkombëtare e dhunës ndaj gruas dhe fatkeqësisht në vendin tonë ky është një fenomen problematik, ku nuk kanë munguar edhe viktimat.

Rasti i fundit është në Kavajë ku një 50-vjeçare u vra barbarisht me thikë nga bashkëshorti i saj për arsyen e vetme se nuk i kishte bërë gati rrobat.

Si president i Konfederatës së Sindikatave  i bëj apel qeverisë të tregohet më ndjeshme ndaj këtij fenomeni që po shkërmoq me themel familjen shqiptare.

Nuk dua të ndalem në shifra pasi në vendin tonë nuk janë kurrë reale për shkak se shumica e grave shqiptare nuk e denoncojnë dhunën që ushtrohet ndaj tyre në familje dhe në punë, ndërsa instancat që duhet të merren më këto statistika janë në gjumë.

Rastet që shkojnë  në polici janë sporadike ndaj sot dua te denoncoj fenomenin.

Ndërkohë jam këtu për të ngritur një shqetësim që lidhet me dhunën ndaj grave ne vendin e punës, në administratën publike dhe në sektorin privat.

Janë me dhjetëra gra ne administratën publike që dhunohen çdo ditë psikologjikisht nga eprorët e tyre të vendosur aty me urdhër partie.

Ky fenomen është më i shfaqur në periudha zgjedhore por edhe gjatë periudhave të tjera të vitit.

Në shumë raste synimi kryesor është largimi nga puna i grave dhe zëvendësimi i tyre me militantë partie.

Ky fenomen është përhapur rëndom në administratën shqiptare dhe pasojat e tij negative janë të gjithanshme.

I bëj apel kësaj qeveri të mos tregohet indiferente karshi këtij problemi.

Gruaja shqiptare në administratë po dhunohet dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve, ndaj ftoj të gjitha gratë që kanë rënë pre e këtij fenomeni ti drejtohen policisë dhe të bëjnë denoncimet.

Ndërkohë ky fenomen në sektorin privat merr përmasa të frikshme.

Flas këtu për bizneset e sektorit fason por edhe më gjerë ku në shumë raste krahu i punës nuk paguhet as me pagën minimale.

Më lejoni t’ju bëj me dije se gruaja shqiptare që punon në sektorin privat në shumë raste është preh e dhunës verbale psikologjike, ndërsa nuk mungojnë as rastet e dhunës fizike.

Pronarët e kompanive private duke përfituar nga varfëria ekstreme e familjes shqiptare e  shohin gruan  si një mjet në pune dhe jo njeri.

Nuk mungojnë rastet kur nuk jepen as lejet e shtatzënisë madje u kerkohet grave të mos mbesin shtatzënë pikërisht për këtë arsye dhe u kërkohet edhe të bëjnë test shtatzanie herë pas herë,  ndaj ftoj mediat të investigojnë dhe do lemerisën nga faktet që do dalin në dritë.

Ndërkohë dua të demnoncoj fort edhe diferencimin në paga që ka karshi gruas shqiptare sidomos ne sektorin privat.

Për çdo pozicion punë në sektorin privat në 90% të rasteve  një grua  paguhet disa here më pakë se sa nje burrë.

Sa i përket shpërblimeve kjo është një temë tabu,  ose më saktë një e drejtë që nuk e njohin dhe kjo është për të ardhur keq.

Ndërkohë në zonat rurale dhe në fshatra ku bizneset fasone janë më të përhapura mungojnë çerdhet, që do ishin një ndihmë e madhe për gratë.

Kjo është një histori që duhet të marrë fund dhe të gjithë së bashku duhet të bashkëpunojmë më shumë në këtë drejtim.

Konfederata Boterore e Sindikatasve ka nisur një fushatë për ndërgjegjsimin e njerzve për dhunën në punë që ushtohet ndaj grave, ndaj dua t’ju bëj me dije se kësaj nisme i bashkohet edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Dua te përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të gjitha grave shqiptare që punojnë në privat e janë pre e dhunës verbale psikologjike ose fizike të drejtohen pranë organeve kompetente dhe të bëjnë denoncime.

Konfederata e Sindikatave do ti mbështesë në këtë nisëm.

Ndërkohë ftoj organet  kopetente të  nisin hetimet për fondet e panumërta që Bashkimi Evropian akordon për çështjet e dhunës ndaj grave.

Shoqata fantazmë  po përfitojnë miliona euro në kurriz të kësaj kauze, teksa fenomeni sa vjen dhe përkeqësohet.

Drejtueset e këtyre shoqatave janë lidhur ngushtë me politikanë të ndryshëm të cilët ndër vite nuk ngurojnë që të çojnë në këto shoqata edhe para nga buxheti i shtetit.

Etiketa: dhunëkole nikollajpunështatzenesindikata

Të Lidhura

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

nga 27
21:42 | 30/01/2023
0

Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se biznesmeni dhe politikani...

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

nga 27
21:34 | 30/01/2023
0

Një 56-vjeçar shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Itali, është aksidentuar gjatës dhe për fat të keq ka ndërruar...

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

nga 27
21:24 | 30/01/2023
0

Partia Demokratike do të mbledhë nesër me urgjencë Kryesinë për të diskutuar lidhur me skandalin “McGonigal”. Takimi do të mbahet...

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

nga 27
21:10 | 30/01/2023
0

Publikohen pamjet e plagojes me thikë të 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në zonën ish-bllok në Tiranë. Maren Hoxha...

Para
Madagaskari njeh Kosovën, vendi i 115-të që e pranon si shtet

Madagaskari njeh Kosovën, vendi i 115-të që e pranon si shtet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –

Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –

14:26 | 31/01/2023
FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –

FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –

14:18 | 31/01/2023
Qeveria po tallet me studentët –

Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –

14:16 | 31/01/2023
FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

14:08 | 31/01/2023
Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –

13:54 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –
  • FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –
  • Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –
  • FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –
  • EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –
  • Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –
  • FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com