Deputeti demokrat Dashnor Sula në nisje të seancës së sotme, ka shprehur kritika në lidhje me mungesën e seriozitetit nga ministrat për Kuvendin, që në shumicën e diskutimeve nuk janë të pranishëm.
Sula u shpreh se me përjashtim të ministres për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali, ministrat e tjerë mungojnë në çdo seancë.
Të njëjtin qëndrim Sula shprehu edhe për kolegët, që mungojnë gjatë diskutimeve. Ndërsa Parlamenti ndodhet në seancë plenare, jashtë po zhvillohet protesta e shoqërisë civile për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.