“Zgjedhjet i fiton Rama, ne numërojmë votat”, batuta e Manjas me Çuçin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zgjedhjet i fiton Rama, ne numërojmë votat”, batuta e Manjas me Çuçin

19:46 | 09/04/2022
në Shqiperi
0

Kongresi i Partisë Socialiste është shoqëruar edhe me replika dhe debat mes dy ministrave, Bledi Çuçit dhe Ulsi Manjës. Në Fillim ishte Ministri i Drejtësisë që në fjalën e tij tha se partisë i mungon shtylla kurrizore dhe duhej ndryshim i menjëhershëm i kryetarëve të degëve.

Pas tij fjalën e mori Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili u shpreh se Manja foli si anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Ai krahasoi PS-në e Beratit ku është vetë drejtues qarku me PS-në e Dibrës, ku drejtues është Ulsi Manja. Çuçi tha se Berati është një nga qarqet më të organizuar, ndryshe nga Dibra që kishte shumë probleme me organizimin.

Por e menjëhershme ishte edhe replika e ministrit Manja, i cili u shpreh se zgjedhjet nuk i kanë fituar drejtuesit e qarqeve, por kryeministri Rama dhe Partia Socialiste. Ai “thumboi” Çuçin duke thënë se PS e Beratit ka organizim të mirë për shkak të Blendi Klosit, duke ia atribuuar atij meritat për fitoren e PS në Berat.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Bledi Çuçi: Duke dëgjuar Ulsiun, mu duk sikur dëgjova një anëtar të Komisionit të Rithemelimit, sikur partia nuk rezulton fare. Në fakt, Ulsiu edhe ka të drejtë, por edhe nuk ka. Ka të drejtë sepse Kryesia më delegoi ën zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Dibrës për të ndihmuar, dhe po të vendos syzet e Ulsiut dhe i vura në Dibër, është ai realitet që Ulsiu e përshkroi. Partia pothuajse nuk ekzistonte fare, por ky nuk është realiteti në gjithë Shqipërinë. Dua të sjell rastin e partisë në qarkun e Beratit, që është ndoshta një model i kundërt i partisë në qarkun e Dibrës. Në Berat kam parë një pjesë të PS-së nga më të organizuarat që kam hasur në gjithë Shqipërinë. Dua të them që kemi shumë probleme në organizimin kapilar të partisë, por nuk duhet të themi që nuk ekziston partia. Jam shumë dakort me të gjithë propozimet që janë bërë për ndryshimet statutore dhe jam një nga partizanët e idesë që të krijojmë një Libër Rregullash.

Ulsi Manja: PS është shumicë në territor dhe kjo u provua edhe në 6 Mars, por kur shtylla kurrizore e partisë nuk rri drejt, unë dua ta them. Duhet të jemi realist, i fiton Edi Rama zgjedhjet, ne thjesht menaxhojmë votat që qytetarët i besojnë PS-së dhe Edi Ramës. Për këtë fola, të drejtës t’i themi e drejtë. Në Dibër nuk i rrinte drejt shtylla kurrizore partisë dhe nuk krahasohet me Beratin, sepse i ka dalë mjekra Blendi Klosit atje në Berat. Atje mori vendimin për të lënë mjekër Blendi.

Etiketa: beratiBledi ÇuçiBlendi KlosiDibraKomisioni i RithemelimitReplikaUlsi Manja.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Rama publikon sms me Bashën: Duhet të kishte ndodhur me kohë se…

Rama publikon sms me Bashën: Duhet të kishte ndodhur me kohë se...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com