COVID-19: Kërkohet një “spital” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19: Kërkohet një “spital”

10:24 | 30/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erion Dasho

Përvoja personale si paciente e spitalit COVID-1 e nxiti një kolege në QSUT të nisë fushatën për pajisjen me kondicioner të dhomave të pacientëve në spitalin infektiv. Qytetarët të cilët kanë patur përvoja me sistemin tonë shëndetësor publik e kuptojnë dhe e përshëndetin këtë kërkesë. Çdo person që jeton jashtë Shqipërisë dhe është ekspozuar qoftë edhe një herë të vetme ndaj një sistemi shëndetësor modern, pyet me të drejtë:

A jemi duke kërkuar kondicioner për dhomat e pacientëve të një spitali universitar… Në një vend europian… Në shekullin e 21-të?!

Read more

00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –

Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos –

Në karierën time profesionale më është dhënë mundësia të përfshihem në shumë projekte ndërtimi spitalesh, duke nisur nga studimet e fizibilitetit për të përfunduar me çeljen e dyerve për të pritur pacientët e parë. Gjatë këtyre viteve kam arritur në përfundimin se në Shqipëri ende nuk kemi një objekt i cili t’a meritojë plotësisht cilësimin “spital”.

Ato që ne i quajme “spitale”, janë në fakt disa struktura të trashëguara nga sistemi komunist, të ngjashme deri në detajet më të imta me sivëllezërit që kam vizituar në republikat ish-sovjetike. Këto godina i lyejmë apo suvatojmë dhe, kur gjejmë ndonjë pare borxh, edhe i pajisim me aparatura të cilat më vonë nuk i mirëmbajmë.

Fatkeqësisht, asnjë prej tyre nuk e meriton emrin spital i shekullit të 21-të!

Në shekullin tonë, spitali nuk ka vetëm kondicioner! Ai ka një sistem qëndror të ajrosjes (ventilimit) dhe kondicionimit ku ajri trajtohet në përputhje me standartet më të lartë të sigurisë. Pajisjet që e mundësojnë këtë janë të çertifikuara për përdorim mjeksor (medical grade). Nuk mbaron me kaq! Standartet e kujdesit për mjedisin kërkojnë sisteme ventilimi ku ajri i ftohtë ose i ngrohtë nuk e humb temperaturën, por e transmeton në mënyrë të sigurt duke minimizuar përdorimin e energjisë.

Në pavionet ku trajtohen pacientë potencialisht kontagjiozë ka dhoma izolimi me presion ajri negativ dhe sistem me dy dyer që të mos lejojë ajrin e brendshëm të dalë jashtë dhomës së pacientit. Sallat e operacioneve, bazohen tek parimi i kundërt, ato janë mjedise me presion ajri pozitiv, për të mos lejuar që ajri të hyjë nga jashtë dhe të rrezikojë kontaminimin e këtyre mjediseve që duhet të jenë ultra sterile. Brenda sallës së operacionit, sistemi i ventilimit dhe kondicionimit planifikohet bazuar në parimet e qarkullimit laminar të ajrit, që nuk krijon shtjella, sidomos rreth shtratit operator.

Në këtë status, u mora me ajrin, sepse më nxiti kolegia që kërkon (ose më saktë lutet) për plotësimin e një standarti minimal në qendrën spitalore më “moderne” që ka sistemi ynë shëndetësor.

Në mënyrë të ngjashme me problemet në sistemin e ventilimit dhe kondicionimit, “spitaleve” tona u mungojnë edhe shumë elementë të tjerë të domosdoshëm për planifikimin, organizimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor bashkëkohor, si në aspektin klinik dhe në atë mbështetës.

***

U desh epidemia e covid-19 që qyetarët të kuptojnë standartin shëndetësor primitiv që i ofrohet sot pacientit shqiptar.

Në këto kushte shërbimi, nuk është çudi që pacienti i prekur nga COVID tenton të shmangë hospitalizimin duke rrezikuar jetën e vet nga një sëmundje qe ende nuk njihet plotësisht.

Në këto kushte nuk është çudi që pacienti i cili ka mundësi financiare përpiqet të marrë shërbim në struktura private, kurse ai që ka miliona i hipën çarterit dhe merr kujdes shëndetësor jashtë vendit.

Në këto kushte pune, nuk është aspak çudi që mjekët dhe infermierët shqiptarë po ikin çdo ditë drejt vendeve ku u mundësohet të punojnë në kushte dinjitoze dhe bazuar në standarte bashkëkohore.

U desh epidemia e COVID-19 që sistemi ynë shëndetësor të dilte lakuriq para qytetarit shqiptar me gjithë problemet e tij: me cilësinë e ulët, me qasjen e mangët, me sigurinë në nivele skandaloze, me efiçiencën dhe efektivitetin për të qarë hallin!

Uroj që ky momentum të shërbejë si nxitje për t’a shkëputur kujdesin spitalor nga e kaluara sovjetike dhe për t’a projektuar atë drejt shëndetësisë që meritojnë shqiptarët si qytetarë europianë!

Etiketa: COVID-19Erion DashoQSUTspital

Të Lidhura

00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –

00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –

nga 27
19:22 | 23/02/2026
0

Nga Foltorja e radhës këtë të hënë para Kryeministrisë, Berisha denoncoi PS se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve refuzuan...

Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

nga 27
19:16 | 23/02/2026
0

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka deklaruar se aktualisht lëvizja Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një kandidat të veçantë për postin...

Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

nga 27
19:14 | 23/02/2026
0

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka deklaruar se aktualisht lëvizja Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një kandidat të veçantë për postin...

E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos –

E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos –

nga 27
19:06 | 23/02/2026
0

Marco Baroni nuk i mbijetoi dot humbjes shkatërruese 3-0 të Torinos në Genoa të dielën në Serie A. Trajneri italian,...

Para
Nesër Kurban Bajrami/ Komuniteti Mysliman Shqiptar anulon pritjen tradicionale në seli

Nesër Kurban Bajrami/ Komuniteti Mysliman Shqiptar anulon pritjen tradicionale në seli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –

00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –

19:22 | 23/02/2026
Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

19:16 | 23/02/2026
Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

19:14 | 23/02/2026
E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos –

E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos –

19:06 | 23/02/2026
Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor –

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor –

18:56 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • 00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –
  • Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –
  • Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –
  • E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos –
  • Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor –
  • Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës –
  • Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com