Nga Xhuljo Ferzaj
Pas operaciont të sukseshëm të policisë shqiptare, e cila sekuestroi sasinë rekord 613 kilogram kokainë në hyrje të magazinës “Arbri Garden” në Maninas të Durrësit, e cila u finalizua me arrestimin e shoferit të kamionit dhe një personi tjetër në funksionin e menaxherit, ndërsa pronari i kompanisë ndodhej në Gjermani.
Rezulton që kokaina është blerë nga rrjeti i narkotrafikantëve të Clan del Golfo, ose ndryshe Klani i Gjirit. Për të ardhur në destinacion kamioni pati ndjekur intererarin Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri, e cila mbërriti në portin e Durrësit në datën 19 shkurt. Kamioni u la për 18 ditë në portin e Durrësit, derisa menaxheri i kësaj kompanie u paraqit për zhdoganimin e 20 ton bananeve, por nga ana tjetër autoritetet e doganës dhe policia kishin marrë informacionin nga marina dhe agjencitë e tjera kolumbiane për kokainën e fshehur, madje e kishin verifikuar gjatë natës së 19 shkurtit. Operacioni i policisë, u koordinua në mënyrë perfekte duke mos lënë dyshime te transportuesi i ngarkesës deri në momentin që kamioni mbërriti në magazinën e “Arbri Garden” një kompani që merret me importin dhe eksportin e produkteve të ndryshme.
Lind pyetja se si arriti në Shqipëri pa asnjë lloj problemi? Kësaj heree 613 kokainë ishte fshehur në dyshemenë e kamionit, nëpërmjet një shtrese të dyfishtë, ndryshe nga ajo e Xibrakës. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një organizatë narkotrafikantësh vetëm në vendin tonë, por ndërkombëtare, e cila ka lidhje dhe persona bashkëpunues në dogana e porte të ndryshme që përdoren për intererarin. Në pamje të parë themi një organizatë narkotrafikantësh, por ajo ndahet në struktura, të cilat operojnë brenda Shqipërisë dhe jashtë saj deri në Kolumbi, në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjeshtë me blerje, por bashkëpunim më shumë se ato që dëgjojmë në media.
Kompania në fjalë që kishte porositur 20 tonë banane kishte planifikuar me detaje çdo gjë, madje kamioni ishte marrë në përdorim nga kompania “Pelikani Transport”, bashkë me shoferin, tashmë të arrestuar. Personat e arrestuar janë vetëm disa trafikantë që përdoren për transportin e kokainës dhe shumës së parave pasi është blerë nga organizata e narkotrafikantëve të Klanit të Gjirit në Kolumbi.
Në pamje të parë duket sikur kamionisti shqiptar arriti në Kolumbi dhe bleu drogën, më pas u kthye në Shqipëri, por nuk është kaq e thjeshtë. U përdorën dy mënyra të ndryshme; ajo për dërgesën e parave që mundësuan blerjen e kokainës nga Clan del Golfo. 6 milionë euro si u dërguan në dorën e Clan del Golfo? Grupet kriminale shqiptare kanë anëtarët e tyre në përbërje të këtyre klaneve ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Kolumbisë, Ekuadorit, Bolivisë, Maltës dhe Italisë. Këto janë garantues të pagesave, por edhe siguruesit e kokainës, shërbejnë si ndërmjetësues për dy funksionet e përmendura. Në Kolumbi ka trafikant shqiptarë që operojnë në klanet e narkotrafikantëve, si ai i Klanit të Gjirit, ata marrin edhe eksperincën, për sa i përket procesit të përpunimit të kokainës që nga faza e parë deri në përfundim. Kokaina e blerë në Kolumbi me çmimin e shumicës kishte destinacion tregun vendas, por kryesori ishte ai europian, ku do të shitej me vlerën e pakicës që mund të arrinte deri në 180 milionë euro në tregun europian.
Kush janë porositësit? A kanë sjellë herë të tjera kokainë në Shqipëri? Lidhja e Clan del Golfo me organizatat e drogës në Shqipëri? A ka lidhje me Xibrakën?
Për sa i përket porositësve nuk bëhet fjalë për një organizatë kriminale, por mbi katër të tilla në Shqipëri dhe secila prej tyre ka njerëzit e vetë që operojnë në rrjetet ndërkombëtare, me këtë rast kanë bashkëpunuar, pavarsisht se herë pas here kanë pasur përplasje në Shqipëri deri në eleminimin e disa anëtarëve. Trafikantët shqiptarë që punojnë në gjirin e organizatave si Clan del Golfo sigurojnë blerjen e sasisë, pagesat, cilësinë dhe marrin njëkohësisht edhe eksperienca të grupeve të narkotrafikantëve në Kolumbi, ashtu siç ndodh në Ekuador e Kolumbi; e thënë thjeshtë maksimalizojnë fitimin dhe perfeksionohen. Disa prej shqiptarëve që janë pjesë e rrjetit ndërkombëtar kanë rekorde kriminale në Shqipëri, Greqi dhe Itali, janë marrë me trafikimin e kokainës, disa prej tyre kanë bërë edhe vrasje, burg, por kjo është vetëm CV-ja. Puna e tyre mbaron në momentin që sasia e kokainës del jashtë Kolumbisë, më pas është radha e anëtarëve të tjerë të rrjetit ndërkombëtar që operojnë në vendet europiane për disa detyra si sigurimi “paprekshmërishë së ngarkesës” duke bashkëpunuar edhe me organizata trafikantësh në këto vende që ndonjëherë sigurojnë kalimin në porte e dogana.
Si u zbulua nga autoritetet kolumbiane ngarkesa e kokainës?
Në mes të janarit një postobllok i policisë që rregjistronte hyrje-daljet e mjeteve në zonat e survejuara, konkretisht në fshatin Cuestecitas, hasën një manovër të dyshimtë të drejtuestit të kamionit në orët e mesnatës. Drejtuesi i kamionit stimuloi një ndalesë me justifikimin se kishte mbinxehje motori dhe kishte hapur kapakun. Madje, policia i ofroi ndihmë. Mjeti nuk kishte asnjë problem, pas kësaj ushtruan kontroll. Kamioni ishte i boshatisur, u kontrollua dhe depozita e naftës, përdorën qenin e anti-drogës, por nuk hapën pjesën metalike të dyshemesë, pasi për momentin nuk dyshuan dhe e lejuan të largohej. Ndërsa në Shqipëri, një detaj indetifikues i grupeve të narkotrafikantëve shqiptarë që janë porositës të kokainës është vendosja e kodeve sipër pakove, gjë e cila zakonisht përdoret për indetifikimin e cilësisë sipas kërkesës së blerësit, më pas merret dhe shpërndahet me çmim më të lartë në tregjet europiane, nëpërmjet personave që janë kujdesur për kalimin e sigurtë në porte e doganat e vendeve që janë përdorur si tranzit. Rasti i Xibrakës së Elbasanit, nuk dihet nëse janë e njëjta organizatë që ka bërë porosinë, por një gjë është e sigurtë se kokaina dhe kolumbianët e arrestuar i përkasin Clan del Golfo, nuk kishte ardhur nga Bolivia siç u pretendua.
Operacioni i Xibrakës u koordinua me agjencitë ligjzbatuese gjermane. Ndërsa në rastin e Maminasit informacioni për ngarkesën nuk erdhi nga ndonjë vend europian, por nga policia kolumbiane, Armata Kombëtare, të cilat e kishin zbuluar gjatë një kontrolli rutinë. Nuk është përdorur një kamion i vetëm për transportin e kokainës, por të paktën dy të tillë, një është përdorur për transportin deri në kompaninë përkatëse që bënte shitjen e bananeve. Ndryshe nga Xibraka, ku u përdor taktika e fshehjes në veshje duke e tretur masën e kokainës, por edhe përzjerjen me lëndë organike që përdoret për lëkurën e kafshëve. Në këtë rast për nxjerrjen e ekstraktit të kokainës shërbyen dy kolumbianët e arrestuar, ata kishin eksperiencë në laboratore në Kolumbi. Ndërsa në rastin e Maminasit kokaina ishte porositur të sillej e paketuar e fshehur në kamion. Kjo shpjegohet edhe me faktin se në rastin e Xibrakës zhvillimi i procesit të nxjerrjes së drogës kërkonte më shumë se dy muaj, mori kohë dhe kjo sipas trafikantëve ishte një ndër arsyet që i zbuloi, prandaj këtë rast u shmang taktika e fshehjes në veshje ose forma të tjera.