Cila vaksinë anti-COVID do të mbërrijë në Ballkanin Perëndimor? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cila vaksinë anti-COVID do të mbërrijë në Ballkanin Perëndimor?

06:32 | 22/12/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Nga Alexandra Brzozowski “Euractiv”

Vaksina e parë kundër COVID-19 do të autorizohet brenda kësaj jave, njoftoi javën e shkuar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen. Ndërkohë vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë ecur përpara me planet e tyre për programet e vaksinimit masiv, teksa po zbatojnë masa të rrepta kufizuese për t’i mbajtur nën kontroll normat e infektimeve të reja gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Sidoqoftë, çështja është nëse Bashkimi Evropian, ka qenë në gjendje të përdorë fuqinë e tij të tregut për të ndihmuar vendet fqinje më të afërta, veçanërisht ato në Ballkanin Perëndimor, për të shpejtuar shpërndarjen e vaksinave edhe në këtë rajon.

Read more

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

Po na mbaron ushqimi –

Pa ndihmën e BE-së, vendet kandidate, të cilat janë ndër kombet më të varfra në Evropë, do ta kenë shumë të vështirë të blejnë doza të mjaftueshme për të mbuluar popullsinë e tyre. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varheli, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e rajonit, shumë prej të cilëve kërkuan që të marrin në të njëjtën kohë me vendet anëtare të BE-së vaksinat kundër COVID-19.

Por, duket se shpërndarja e vaksinave përmes COVAX, një mekanizëm global i ndarjes së rrezikut për blerjen e përbashkët dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinave anti- COVID-19, mund të mos fillojë para majit të vitit të ardhshëm.

Kur Von der Lejen foli për vaksinat për bllokun, ajo përmendi gjithashtu se vendet e treta si Ballkani Perëndimor mund të marrin tepricën e vaksinave të BE, pasi vendet anëtare të kenë pjesën e tyre të duhur.

Në vetvete, vetë ideja që ne duhet t’i dhurojmë vaksinat e mbetura Ballkanin Perëndimor është tërësisht fyese, dhe i bën ata të duken si partnerë të klasit të tretë, dhe jo si anëtarë të ardhshëm të familjes evropiane.

Një trajtim i tillë, i hap derën Rusisë dhe Kinës që të realizojnë një tjetër fushatë të suksesshme të marrëdhënieve me publikun (PR), ashtu si bënë më herët po këtë vit me “diplomacinë e tyre të maskave” për të mbushur vakuumin e lënë nga BE.

Në Republikën Srpska, njësia serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministria e Shëndetësisë tha që përfaqësuesit e saj në Rusi, po shqyrtonin mundësinë e prokurimit të vaksinave nga një prodhues rus.

Vetë Serbia ka marrë pjesë në fazën e tretë të testimit të një vaksine kineze.Ndryshe nga Kina, vendet e BE-së nuk ishin në gjendje në fillim të krizës shëndetësore që të siguronin pajisje mjekësore thelbësore për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Vetëm në një fazë të mëvonshme BE-ja miratoi një strategji pro-aktive. Njëherazi, një studim i fundit rajonal nga Grupi Këshillimor i Politikave për Ballkanin në Evropë (BiEPAG) zbuloi se më shumë se gjysma e të pyeturve në Serbi, Bosnjë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, nuk kishin në plan të vaksinoheshin.

Sipas këtij sondazhi, rajoni është bërë i prirur ndaj fushatave keqinformuese dhe teorive të konspiracionit rreth COVID-19 dhe gjeopolitikës së tij. Autorët zbuluan se dukshmëria e teorive të konspiracionit mbi COVID-19 dhe origjina e tyre kanë rrënjë të thella në Ballkanin Perëndimor.

Të paktën 25-50 për qind popullsisë, janë dakord me të paktën një nga teoritë e konspiracionit që analizuan studiuesit. Kjo përzierje është një mjedis “perfekt” që Bashkimit Evropian ta humbasë sërish betejën gjeopolitike për “zemrat dhe mendjet” në rajon.

Megjithëse BE-ja është donatorja dhe partnerja më e madhe e Ballkanit Perëndimor, përpjekjet për ta sjellë rajonin më afër, janë zmbrapsur nga kërkesat e bllokut për reforma dhe ngurimi i vendeve për t’i zbatuar ato. Dhe derisa të materializohen reformat, Moska dhe Pekini kanë kohën e mjaftueshme për t’i blerë elitat e vendeve të rajonit ballkanik.

Përgatiti në shqip Alket Goce /ABC/

Etiketa: Alexandra BrzozowskiAlket Goceballkani perendimorBashkimi EvropianCila vaksinë anti-COVID do të mbërrijë në Ballkanin Perëndimor?COVAXCOVID-19Euractiv

Të Lidhura

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

nga 27
20:49 | 24/02/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e...

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

nga 27
20:43 | 24/02/2026
0

Një media austriake ka publikuar një artikull që hedh dritë mbi një aferë të bujshme politike në Shqipëri, duke vendosur...

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

nga 27
20:25 | 24/02/2026
0

Rreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni nga zyrtarët...

Po na mbaron ushqimi –

Po na mbaron ushqimi –

nga 27
20:09 | 24/02/2026
0

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas ka bërë që prej ditësh dhjetëra kamionë me destinacion Shqipërinë të mbeten në pikën e kalimit...

Para
Zgjedhjet në Kosovë/ Vjosa Osmani pranon koalicionin me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin

Presidentja Vjosa Osmani fton sot partitë në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

20:49 | 24/02/2026
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

20:43 | 24/02/2026
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

20:25 | 24/02/2026
Po na mbaron ushqimi –

Po na mbaron ushqimi –

20:09 | 24/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët –

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët –

20:05 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –
  • Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –
  • Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –
  • Po na mbaron ushqimi –
  • Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët –
  • Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –
  • Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com