Çfarë nuk duhet të ndodhë në Shtator 2020? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë nuk duhet të ndodhë në Shtator 2020?

07:42 | 10/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga motër Teuta Buka FMA

Ka më shumë se një muaj që më mundojnë pyetje si këto: A do të kthehen fëmijët në shkollë në shtator? A do të kthehen të gjithë fëmijët në shkollë? Cilat do të jenë udhëzimet e Ministrisë së Arsimit? Po sikur fëmijët të kthehen vetëm ndonjë ditë në javë në shkollë? Çfarë do të bëjnë ata në kohën e mbetur? po familjet e tyre?

Imagjinoj zhgënjimin e fëmijëve, trishtimin e tyre, mërzinë e të qëndruarit para një celulari e në rastin me të mirë para një kompjuteri për të marrë detyrat e radhës. Imagjinata kthehet në makth… I shoh të orientohen me vështirësi në të ardhmen, i shoh të vetmuar dhe të vështirë në marrëdhëniet me të tjerët, por është imagjinatë i them vetes… Në të, natyrisht, janë jashtë prindërit.

Read more

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Pasi nuk kam si të imagjinoj që ata do të rrinë duarkryq duke pësuar vendimet nga lart, pikërisht për një gjë, në të cilën vetë ata janë përgjegjësit e parë; edukimi i fëmijëve të tyre. Ndaj, po pres të shoh reagimin e prindërve, paçka se janë pushimet verore. Ditët po kalojnë shpejt. Pres t’i shoh aktivë dhe këmbëngulës për t’i kërkuar shtetit që arsimimi dhe edukimi i çdo fëmije të jetë prioritet dhe që shëndeti i tyre të jetë sa më i tuteluar.

Pas këtij udhëtimi “virtual” mes imagjinares dhe shqetësimit ç’më mbetet të them? Duke mos ditur çfarë do të ndodhë në shtator të paktën jam e sigurt për atë çfarë nuk duhet të ndodhë.

Nuk duhet të ndodhë që fëmijët të mos shkojnë çdo ditë dhe të gjithë në shkollë; nuk duhet të ndodhë që të shkojnë në shkolla pa masa sigurie.

Nuk duhet të ndodhë më të marrin detyrat nga whatsapp-i dhe të dalin statistikat e larta të realizimit të mësimit online.

Ne motrat saleziane bashkë me rrjetin e edukimit katolik që përfshin 8200 nxënës, gjatë këtyre dy muajve, kemi hartuar propozime konkrete edhe për Ministrinë. Jemi treguar të gatshëm si rrjet të ulemi bashkë me prindër e me aktorë të ndryshëm në edukim në tryeza pune që të bashkëndajmë propozimet tona, të rrahim mendime, të gjejmë rrugët për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe t’i konkretizojmë ato.

Natyrisht, çdo zgjidhje konkrete do shoqërohet me faturën e vet, por fatura më e lartë që duhet të evitojmë është braktisja, mosshkollimi dhe mosedukimi i fëmijëve tanë.

Përpara këtij rreziku shteti nuk duhet të ngurrojë të investojë me çdo përpjekje dhe me buxhet të shtuar, pa përjashtuar as institucionet private, tani, jo më vonë!

Ne si shoqëri: edukatorë, prindër, institucione, nuk mund të dorëzohemi pa bërë të pamundurën që çdo fëmijë të kthehet në shkollë, edhe në kushtet e pandemisë COVID-19. Edukimi është e drejta e tyre themelore që duhet t’u garantohet.

Koha na thërret t’i përgjigjemi kësaj sfide, ndaj sa më shumë të shtyhen vendimet, aq më vështirë është të përmbushim detyrimet tona ndaj së ardhmes. Neve na takon përgjigja në këtë moment historik, ndaj vendimet duhen marrë që edhe masat të jenë të mundshme dhe të realizueshme, që çdo institucion arsimor, por edhe familjet të orientohen. Në fakt, jo vetëm institucioneve u duhet të riorganizohen edhe familjeve u nevojitet programim për të riorganizuar jetën në varësi të orareve të fëmijëve dhe nevojave të tyre.

Duke ditur çfarë nuk duam t’u ndodhë fëmijëve tanë në shtator, mund të gjejmë bashkë rrugët tani, jo më vonë!

Ah, pyetja e fundit: vërtet duam të gjithë që fëmijët të jenë të gjithë në shkollë në shtator?

Etiketa: Çfarë nuk duhet të ndodhë në Shtator 2020?COVID-19edukatoreedukimiinstitucioneMinistria e Arsimitmotër Teuta Buka FMAPandemiaprindër

Të Lidhura

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Para
Udhëtim në “Ishull Lezhë”, në çdo shtëpi ka një peshkatar dhe një kuzhiniere (film)

Udhëtim në “Ishull Lezhë”, në çdo shtëpi ka një peshkatar dhe një kuzhiniere (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com