Çfarë kënaqësie?! Tashmë kemi edhe “shokë” në çudirat tona

Duhet të lëçisni

Dyshimet për armët e Fjollës, çfarë po fsheh këngëtarja?

Ka dyshime të forta rreth shpjegimeve që Fjolla Morina ka dhënë para oficerëve të policisë, se përse ajo po udhëtonte me armë zjarri drejt...

Gazeta greke hapet me titullin “F**k you Erdogan”/ Turqia padi ndaj drejtuesve të medias

Një artikull i disa ditëve më parë i gazetës greke “Dimokratia”, që fyente publikisht në gjuhën turke presidentin turk, Erdogan, ku shkruante “Fuck you...

Rikthehet radha me shqiptarë në Kapshticë

Janë rikthyer radhët në Kapshticë. Një numër prej 50 qytetarësh shqiptarë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të mos plotësimin...

Shqipëri-Kosovë, ja kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të premten më 25 shtator në Shkodër. Lajmi u bë i ditur...

Nga Mustafa Nano

Unë ndihem keq, kur shqiptarët e Shqipëria veçohen për keq. Ndihem keq, kur lexoj nëpër gazetat e Europës apo të Amerikës lajme me shqiptarë që lënë kokrrën e namit me krime nga më të ndryshmet.

Dhe nuk e keni idenë se sa gëzohem, kur lexoj që edhe pjesëtarë të kombësive të tjera bëjnë të njëjtat të pabëra. Nuk e keni idenë sesa gëzohem, kur marr vesh që edhe në vende të tjera ndodhin çudira.

Por, ka rrethana sidoqoftë, kur ne duket se jemi të pakonkurueshëm dhe në raste të tilla nuk ka ngushëllim. Fjala vjen, ne jemi vendi me numrin më të madh të azilantëve në Europë.

Jemi vendi ballkanik me numrin më të madh të azilantëve. Ne jemi vendi, ku një shumicë e madhe njerëzish, një shumicë më e madhe se në vende të tjera, duan të marrin arratinë një sahat e më parë.

Ne jemi vendi, ku politikanët merren për dore dhe detyrohen që të ulen në negociata. Ne jemi vendi, ku politikanët detyrohen me dhunë e me kanosje që të shkojnë në parlament e të votojnë reformën në drejtësi.

Ne jemi vendi që kemi probleme të vazhdueshme me zgjedhjet. Ne jemi vendi, ku gazetarë e intelektualë (dhe nuk janë pak) dalin në publik e sugjerojnë luftën civile si zgjidhje për të rrëzuar kundërshtarin nga pushteti… e të tjera, e të tjera…

Dhe përsëris, gëzohem si fëmijë, kur lexoj apo dëgjoj që ka edhe vende të tjera, ku ndodhin gjëra të ngjashme, të afërta. Jo si te ne, kuptohet, por ndodhin. Sidomos në Ballkan. Ja, në Serbi fjala vjen.

Në Serbi pati zgjedhje të dielën. Dhe pati disa lajme të gëzueshme.

Kisha kohë pa marrë lajme kaq të gëzueshme. Së pari, pati parregullsi në zgjedhje. Në Pozarevac votuesit i jepej një fletë votimi e plotësuar dhe ai futej, merrte fletën e votimit nga komisioni, futej në dhomën e votimit, bënte sikur plotësonte fletën e votimit të marrë nga komisioni, dilte nga dhoma dhe hidhte në kuti fletën, të cilën ia kishin dhënë jashtë qendrës së votimit.

Dhe jashtë u dorëzonte gangove fletën e paplotësuar që kishte marrë nga komisioni, e cila plotësohej dhe i jepej një tjetri, e kështu me radhë. Kjo taktikë vjedhjeje quhet treni bullgar. Treni bullgar… bullgar.

Sa i lumtur jam që e kanë pagëzuar “treni bullgar”, se do ishte turp ta quanin treni shqiptar. Do ishte shumë turp! Jo për gjë, por do ishte treni i vetëm shqiptar, pasi ne nuk kemi trena të tjerë.

U gëzova shumë edhe që në një fshat të Serbisë jugore u vodh gjatë natës kutia e votimit. Mirëpo, gëzimi mund të më vinte edhe më i madh, dreqi ta hajë. Kjo ndodhi në pak fshatra. Unë do doja të ndodhte në shumë fshatra.

Asëll-asëll unë do doja të ndodhte nëpër qytete. Më mirë fare do ishte të ndodhte në Beograd. Mirëpo, në Beograd nuk ndodhën gjëra të tilla.

Gëzimi më i madh i imi lidhet me faktin që opozita serbe bojkotoi zgjedhjet.

Edhe lajmi i shpikjes së vaksinës kundër COVID-19 nuk do më gëzonte kaq shumë. Nuk e duroja dot faktin që ne shqiptarët ishim të vetmit që kishim bërë bojkotimin e zgjedhjeve. Tani nuk jemi më të vetëm. Jemi të parët që e hapëm këtë lojë, por të paktën nuk jemi të vetmit.

Nuk ka më keq sesa të jesh i vetmi që bën një turp. Edhe të jesh i pari turp është, sepse mbetesh në histori si i pari, si ai që hapi modën, por të jesh i vetëm është më e keqja që mund të të ndodhë. Falë serbëve nuk jemi më të vetëm. Madje, serbët kanë shkuar cilësisht edhe një hap më tutje.

Ata kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare. Ne bojkotuam ato lokale. Çfarë kënaqësie kam ndjerë! Dhe mos ma merrni për shaka.

Kam ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonshme. Me ta marrë vesh këtë lajm, kam bërë një gjumë të thellë. Kam fjetur për shtatë palë qejfe. Kisha kohë që nuk kisha bërë një gjumë të tillë.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Dyshimet për armët e Fjollës, çfarë po fsheh këngëtarja?

Ka dyshime të forta rreth shpjegimeve që Fjolla Morina ka dhënë para oficerëve të policisë, se përse ajo po udhëtonte me armë zjarri drejt...

Gazeta greke hapet me titullin “F**k you Erdogan”/ Turqia padi ndaj drejtuesve të medias

Një artikull i disa ditëve më parë i gazetës greke “Dimokratia”, që fyente publikisht në gjuhën turke presidentin turk, Erdogan, ku shkruante “Fuck you...

Rikthehet radha me shqiptarë në Kapshticë

Janë rikthyer radhët në Kapshticë. Një numër prej 50 qytetarësh shqiptarë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të mos plotësimin...

Shqipëri-Kosovë, ja kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të premten më 25 shtator në Shkodër. Lajmi u bë i ditur...

Probleme serioze me vaksinën e Oksfordit, një tjetër paciente pëson efekte të rënda anësore

AstraZeneca, kompania britanike multinacionale farmaceutike dhe biofarmaceutike, ka treguar informacione të tjera rreth testeve klinike për vaksinën kandidate anti koronavirus, të shtunën. Në këtë raport,...