• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fitoi PD me PO-në e drejtësisë?

08:35 | 22/07/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Lulzim Basha i ka thënë PO reformës në drejtësi, mbi bazën e një drafti të propozuar nga ndërkombëtarët dhe të përmirësuar deri në muajin e fundit nga amendimet e opozitës. Ndryshe nga sa kishin paralajmëruar një pjesë e madhe e mediave, dhe ndryshe nga përbetimet nën zë dhe informale të një pjese të njerëzve në korridoret e PD, Basha e ka marrë vendimin e tij. Përtej presionit të jashtëzakonshëm në këtë rast të ndërkombëtarëve, përtej presionit publik në vend që ishte hapur në favor të reformës, përtej shantazheve me vota të blera apo deklarimeve të së paku dy deputetëve të njohur të PD në favor në draftit, përtej shpalljes së LSI se votat e saj do shkonin me mazhorancën në çdo rast, duket se Basha ka qenë i vendosur për të thënë PO. Ka qenë padyshim zgjidhja e tij më e mirë dhe jo e lehtë.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Po çfarë ka fituar PD me PO-në e sotme?

E para, Basha ka shmangur një konflikt publik dhe të panevojshëm të opozitës me ndërkombëtarët. PD është rikthyer në pozicionin e saj natyral, atë që ka pasur që në themelim, bartëse e vlerave perëndimore dhe aleate e drejtëpërdrejtë e Europës demokratike dhe SHBA. Çdo sjellje tjetër, çdo refuzim do të kishte pasur pasoja afatgjata për të. Në këtë rast, ndërkombëtarët do vijojnë të mbeten partnerë kryesore të PD në betejën e ardhshme të saj për reformën elektorale dhe votën e lirë!

E dyta, shmangu mundësinë e rrjedhjeve nga PD dhe hapjen e një konflikti të brendshmëm. Nëse PD nuk do të votonte dhe shumica do t’i bënte 94 votat e nevojshme edhe me ndihmën e disa deputetëve të PD, pasoja do të ishte shumë e madhe. Sinjalet ishin dhënë dhe media ishte në dijeni të emrave dhe ofertave që ishin bërë në këtë drejtim.

E treta, Basha ka luajtur deri në momentin e fundit për të marrë sa më shumë ndryshime në favor të tij dhe ja arriti kësaj. Ai modifikoi mjaft pika të draftit, duke marrë favore që opozita nuk i kishte as në ligjin aktual. Përmes këmbënguljes dhe negocimit, arriti disa gjëra që në thelb dukeshin të pamundura disa muaj më parë.

Por, detajet e ligjit nuk kanë aq rëndësi. Rëndësi ka impakti politik i tij.

E katërta, edhe pse me shumë vonesë, Basha mbylli një kapitull që ishte në disfavor të tij. Në vend që të merrej me qeverisjen e keqe, problemet ekonomike, varfërinë, rendin apo korrupsionin, PD u detyrua të fokusohej tek reforma në drejtësi. Duke qenë në pozita më pak të favorshme se sa PS dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, ajo zbehu rolin e saj primar, betejën për qeverisjen e mirë të vendit. Problemet thelbësore ikën nga fokusi kryesor edhe mediatik, duke i vendosur në fokus reformën.

E pesta, kalimi i reformës, e relaksoi opozitën. Tani problemi i mbetet mazhorancës. Thyerja e PS me LSI është mëse evidente dhe qeverisja e mëtejshme e tyre mbetet thjeshtë një farsë. Thënë ndryshe nuk ka më qeverisje. Ka administrim të përditshëm, secili në parcelën e tij, por jo zbatim i një programi qeverisës. Pas kësaj, PS dhe LSI do harxhojnë më shumë kohë dhe energji në betejën e tyre nën tavolinë dhe opozita do të jetë komode dhe e furnizuar me akuza që dy palët e qeverisë ja bëjnë vetë njëra-tjetrës.

E gjashta, PO e djeshme, i jep mundësi Bashës të hapë një aksion tjetër politik brenda opozitës. Ai ka mundësinë të vlerësojë se kush do të jetë ekipi i tij i ardhshëm dhe kush ka nevojë të ndalojë këtu. Duke e falenderuar për kontributin që ka dhënë, por duke i kujtuar se tashmë opozita ka nevojë për të tjera energji dhe tjetër filozofi në rrugën drejt pushtetit. Ky do të jetë edhe aksioni më i rëndësishëm i Bashës. Pa një ekip të tijin, pa një ekip që ngjall shpresë dhe entusiazëm në publik, shanset janë të pakta.

Basha ka thënë sot një PO të rëndësishme. Një PO, që pavarësisht rrethanave, në të cilat u mor, i jep Bashës staturën që kishte nevojë dhe opozitës, vendin që i takon!

/opinion.al/

Etiketa: blendi fevziufokusimpakti politikkonflikti i brendshmëmLulzim Bashaprogrami qeverisësreforma ne drejtesistaturë

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Fleckenstein: Probleme të reja? Nuk më besohet! Më vjen keq!

Fleckenstein: Do kërkojmë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit e Oltës në BBVIP2 –

Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit e Oltës në BBVIP2 –

08:37 | 25/03/2023
Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –

Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –

08:27 | 25/03/2023
Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës

Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –

08:15 | 25/03/2023

Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –

07:57 | 25/03/2023
“Do zgjidhni një problem”/ Horoskopi i së dielës, çfarë thonë yjet –

Horoskopi, 25 mars 2023

07:41 | 25/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit e Oltës në BBVIP2 –
  • Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –
  • Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –
  • Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –
  • Horoskopi, 25 mars 2023
  • Moti sot, 25 mars 2023 –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit e Oltës në BBVIP2 –
  • Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com