Nga Arben Llalla
Ben Blushi, i cili thotë se do më shumë Shqipërinë se sa partinë, është një njeri që ka lidhje të ngushta me organizatën SFEVA të Selanikut.
Si dhe tregohet në foto e e publikuar nga 27.al, njeriu që do të shpëtojë demokracinë shqiptare, shihet shend e verë me anëtarët e kësaj organizate, e cila është themeluar nga Mitropoliti i Konicës, Sabastianos, kleriku që paqen e gjente tek nacionalizmi dhe jo në ungjill.
Për ata që nuk e dinë SFEVA lufton për aneksimin e jugut të Shqipërisë për të krijuar atë që ata e quajnë Autonomi të Vorio Epirit? Kjo organizatë drejtohet nga vllehët e Greqisë, pinjollët e ish-themeluesëve të Republikës së Pinderit.
Deri tani duket që SFEVA ia ka dalë të aneksojë të paktën Ben Blushin.