Carlo Bolino akuzon Berishën për sulmin kibernetik, ja provat që paraqet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Carlo Bolino akuzon Berishën për sulmin kibernetik, ja provat që paraqet

22:00 | 29/07/2022
në Uncategorized
0

AKSHI bëri të ditur se 98 % e shërbimeve digjitale të qeverisë janë rikthyer tashmë online pas sulmit kibernetik masiv të javës së shkuar. Teknikët amerikanë që po ndihmojnë krah për krah ekspertët e AKSHI-t për rivendosjen e shërbimeve, po hetojnë në të njëjtën kohë për të identifikuar autorët e këtij sulmi, shumë i ngjashëm në dinamikë me sulme të tjera të kryera në shumë vende të tjera të Bashkimit Europian që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Dy ditë para sulmit në Shqipëri, për shembull, një grup kriminelësh kibernetikë sulmoi Ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes të Belgjikës. Në ditët e mëpasme, u vodhën miliona dokumenta nga Drejtoria e Përgjithshme e taksave italiane. Dihet se nuk ekziston një sistem digjital aq i sigurtë sa të mos hakerohet, mjafton të mendojnë për sulmin e e-maileve të Hillary Clinton, të vjedhura nga hakera rusë nga adresa e saj private në prag të zgjedhjeve presidenciale, apo nga dokumentet e marra nga arkivat digjitale të CIA-s, përfshi një listë ultra top secret me agjentë sekretë.

Në Shqipëri, në vitin e fundit kanë ndodhur qindra sulme kibernetike edhe ndaj bisneseve private: Eshtë i ashtuquajturi sulm Randomsware, që do të thotë se pohakerat arrijnë të hyjnë në serverat e kompanive dhe bëjnë të palexueshme të gjithë të dhënat që përmbajnë. Për shembulll bëjnë të palexueshme të gjithë të dhënat e arkivave të kontabilitetit. Për të marrë çelësin e dekriptimit dhe për të rimarrë kontrollin e dokumentave të veta, bizneset janë detyruar t’u paguajnë hakerave një shumë që derdhet në bitcoin, mënyra më e sigurtë dhe anonime që bota digjitale ofron.

Duke qenë se siguria kibernetike 100 % nuk ekziston, institucionet publike dhe bizneset private, e kanë për detyrë të përshtasin krah masave të sigurisë që janë gjithësesi të tejkalueshme, sisteme mbrojtjeje të të dhënave përmes kopjeve backup që ruhen nëpër servera offline, pra jo të arritshme nga hakerat përmes internetit. Një masë sigurie që rezulton se Akshi e ka ndërmarrë, dhe në fakt asnjë nga të dhënat e vjedhura apo të shkatërruara nga hackerat, nuk ka humbur.

Por cili është interesi i hakerave të bëjnë këto sulme? Në rastin e randomsware bëhet fjalë për përfitim të mirëfilltë financiare: kriminelët kibernetikë i bëjnë të dhënat të palexueshme thjeshtë për të marrë parà, që në të vërtetë e paraqesin si “shërbim” për dekriptimin e tyre. Ndërsa sulmi ndaj qeverisë shqiptare (ashtu siç ndodhi në Belgjikë apo në vende të tjera perëndimore) duket se ka një natyrë kryesisht politike. Pra hackerat sulmojnë jo për të rishitur dokumentet e shkatërruara dhe për të fituar parà, por thjeshtë për të cënuar besueshmërinë e një qeverie dhe për të dëmtuar imazhin publik, ose për të vjedhur dokumente që i duhet për t’i shantazhuar politikisht.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Grupi që sulmoi Shqipërinë është prezantuar me emrin “Homeland Justice” dhe ka bërë gjithçka për t’u paraqitur si një lëvizje filo iraniane që kishte në shënjestër muhaxhedinët e MEK të strehuar në bazën e Manzës, pranë Durrësit. Por a është në të vërtetë një grup filo iranian? Fakti i çuditshëm është se pak ditë më parë, i njëjti grup, ka hapur një portal online të quajtur Homelandjustice.ru pra i regjistruar në Rusi. Iranianë dhe Rusë janë aleatë, e megjithatë pista iraniane dhe pista ruse edhe pse të besueshme, anulohen reciprokisht pikërisht mbi çështjen e Manzës. Të konsideruar si armiq të betuar të hajatollahëve në pushtet në Iran, muhaxhedinët e MEK nuk janë edhe për Kremlinin armiq prioritarë, sot i perqendruar në çështjen Ukrainë. Pra, pse të marrin pjesë në të njëjtin sulm politik edhe pse kanë armiq të ndryshëm? Po sikur pista russo-iraniane të jetë vetëm një depistim? Dhe këtu del hija e zezë e Sali Berishës.

Marrja përsipër e sulmit kirbenetik ndaj Shqipërisë u shfaq për herë të parë në profilin twitter të “Homelandjustice” që u bllokua pas pak orëve. Para se të mbyllej ne arritëm ta eksplorojmë dhe fakti i çuditshëm ishte se në ditët para sulmit kibernetik (sic mund ta shihni dhe në pritnscreen e marra në kohë), ky profil Homelandjustice nuk kishte postuar asnjë referim ndaj Manzës, ndaj muhaxhedinëve dhe as ndaj Iranit apo Rusisë, por eksluzivisht për protestën e Sali Berishës që po organizonte me 7 korrik. Pra, më shumë se profili i hakerave iranianë apo rusë, duket profili i një fanatiku berishian që promovonte postimet e komandantit të Foltores në prag të revolucionit të tij imagjinar demokratik.

Çfarë e lidh Berishën, Iranin dhe Rusinë? Sigurisht antiamerikanizmi! Dhe qartësisht rivaliteti ndaj Edi Ramës. Por sulmi kibernetik kundër qeverisë së Tiranës, nëse ka gjetur në Iran apo në Rusi krahun e punës teknike për ta realizuar, duket se ka motivim politik në Shqiperi. Përsëri, pas një veprimi kaq ekstrem dhe antidemokratik, të aftë për të vënë në rrezik të dhënat private të miliona shqiptarëve, del hija e Sali Berishës dhe të aleatëve të tij që duken të gatshëm për çdo gjë vetëm për të goditur qeverinë e Edi Ramës. Nuk është hera e parë që Berisha dhe aleatët e tij përdorin informacione të vjedhura nga sisteme digjitale për sulme politike. Këtë herë ama, veprimi ishte kaq i madh dhe shkatërrues, sa u klasifikua si një veprim terrorist dhe kjo shpjegon se përse, të paktën deri tani, Berisha  dhe Company kanë mbajtur një profil të ulët. Thënë shkurt, kanë frikë nga veprimi i tyre. Sa t’ja marrin dorën dhe të mësohen edhe me permasat e ketij lloj krimi, ata do të rikthehen në sulm. Kushedi nësë prokuroria, të paktën këtë herë, do të jetë më e shpejtë./ Marrë nga shqiptarja.com

Etiketa: Carlo BollinoSali Berisha

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Anijet e NATO-s mbërrijnë në Vlorë, si do të zhvillohet operacioni stërvitor

Anijet e NATO-s mbërrijnë në Vlorë, si do të zhvillohet operacioni stërvitor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com