Çami dhe Malësori në kampin e përqendrimit që shpëtuan nga një flamur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çami dhe Malësori në kampin e përqendrimit që shpëtuan nga një flamur

16:00 | 02/12/2020
në Kryesore
0

Nga Ilir Seci

Nji vjetë në fmini, në klasen e tretë pata shkue te Dajët në Gash, për festat e 28-29 Nandorit si thuhej atëhere, dhe si fmi kureshtar që isha duke ndejtë ne odë me dajën, e pata ndigjue nji burrë që erdhi me vizitë, i cili na diftoi historinë e jetës së tij… shkas u ba flamuri i ngritun në Vlonë me 28 Nandor 1912…

…Zotninë në fjalë e kishin pasë kapë nazistat në Malsi e çue në kampin e përqendrimit të Mat’hauzenit në Austrinë e sotme, se aso kohe ishin bashkue Austri e Gjermani…

Read more

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

– “Nuk me takoi me ndejte gjate, vetem 11 muej,-  diftonte burri,- por për aq kohë kam pa gazep me sy. Desh Zoti dhe më 5 maj 1945 forcat amerikane erdhën dhe na liruen… kampi u mor prej amerikanëve dhe personeli ushtarak nisi regjistrimin e të liruemve… Çka je ti njanit e çka je ti tjetrit… erdhi radha te unë… unë vetëm shqip… Nga rojet naziste kisha fiksue fjalën “Albanien”… dhe ua përsërita ushtarakëve. Amerikanët rrudhën supet tue kqyrë rreth e rrotull për ndonji përkthyes…, kur njani diçka foli me të madhe anglisht… si e mora vesh mbrapa kishte dvetë “a di kush shqip (albanien)?”, kur nji burrë mes turmës ngriti dorën… e nxorën nga radha edhe e prunë te tavolina, ku bahej regjistrimi…

– Unë jam Çam,- më tha ai burri shqip,-  ti nga je?

– Unë jam prej Malsisë së Gjakovës,-  i thashë… Foli sa foli Çami me ata amerikanët, ai kishte ditë shumë mirë anglisht e gjermanisht, dhe mbas pak na nxorën jashtë të dyve… Kur dolëm jashtë na vunë sipër në karrocerinë e nji automjeti dhe në fund na lanë në qender të nji qyteti. Aty Çami me tha:

– Na duhet me gjetë sa ma shumë shqiptarë që me e ba nji grup tonin, se ndryshe nuk merr kush mundimin me na kthye… Ma thanë ata të regjistrimit. “Shih gjej sa ma shumë shqiptarë dhe ju kthejmë”…, prandaj na duhet me ba diçka…

– Çka me ba vlla, si me i gjetë shqiptarët në nji qytet austriak që as emnin s’ia dimë?,- i thashë…

– Të burgosunit me sa po shoh janë duke i sjellë këtu në qendër… Më duket se e gjeta se si me i mbledhë… hajde mbas meje,- tha Çami dhe u nis me nxitim…

Shkoi të nji zyre ku ishin disa roje amerikane te dera dhe mbasi foli me ta hyni mbrenda…

– Prit këtu e mos shko kund!,- tha…

Unë edhe me dashtë nuk kisha ka me shkue… Mbas nji copë here Çami doli jashtë me një si tub në dorë…

– Hajde shkojmë te stacioni i trenit,- tha…

Atje hypi në nji shtyllë e hapi tubin që mbante në dorë… kishte ngjyrosë një flamur shqiptar dhe e kishte kapë me nji fije si spango… E vari në shtyllë aty edhe zbriti poshtë…

– Ne do ulemi dhe presim këtu të shohim çka po ndodh… po e dalluen shqiptarët flamurin patjetër që kanë me ardhë këtu…

Çami si më tha vetë kishte shkue mbrenda zyrave dhe u kishte kërkue ndihmë amerikanëve me e pikturue nji flamur… dhe e kishte pikturue boll mirë! …Mbrenda dy orëve kanë nisë me ardhë disa shqiptarë… vinin ndalonin te flamuri dhe kqyrnin përreth… ne sa i shihnim:

– A je shqiptar?

– Po…

Ndejtem aty deri në mbramje vonë, sa jemi ba 17 veta… Mbasandej tanë, bashkë me Çamin që na printe, shkuem te komanda amerikane dhe u thamë sa veta ishim… Foli Çami me ta anglisht e në fund doli na tha:

– Sonte keni me ndejtë te nji pikë ku strehohen të burgosunit e liruem dhe nesër kanë me u hypë në avion për Beograd e prej aty ua gjajnë mundësinë me u çue në Shqipni… në Beograd, sepse thuejse ishte ba nji grup sa me mbushë avionin e me tanë ju plotësohet… mbasandej u çojnë në Tiranë.

– Po pse po thue “Keni me pritë?”… Ti vetë a nuk do me ardhë?,- i thashë…

– Jo unë nuk do vij me ju,- tha Çami,- kam bisedu me komandën amerikane këtu dhe do rri të punoj me ta…, mbasandej do shkoj ne Amerikë…

U ndame si vllazën… u mërzita si për vllaun, sepse pa të na kushedi sa do ishim ende tue u sjellë udhëve…” .

Këtu Zotnia ndali rrëfimin e mbasi mori fryme fellë tha:

– Qe çka domethanë me pasë Flamur!

…Mu kujtue sot ky rrëfim, nësa po lexojshe do statuse të helmëta njerezish toksikë që për mjerimin e vet personal fajësojnë Atdheun dhe shfryjnë dufe ditën e Flamurit… Atdheu – Flamuri janë si prindërit, nuk i zgjedh, i ke ata që i ke dhe nëse je i palumtur me ta atëhere banu vetë prind ma i mirë se ishin ata…, por pa harrue asnjiherë se nuk bahesh ma i mirë se ata thjeshtë duke i sha dhe anatemue ata…

Kaq e thjeshtë asht…

Etiketa: atdheuAustriÇami dhe Malësori në kampin e përqendrimit që shpëtuan nga një flamurflamuriGashIlir Secikampi i përqendrimitMat’hauzennazistet

Të Lidhura

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

nga 27 ok
18:25 | 19/05/2025
0

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si...

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

nga 27 ok
18:27 | 19/05/2025
0

Nuk u habitëm që qeveria ka në plan të heqë nga buxheti i ndihmës ekonomike 1000 persona. Pikëpyetja ishte se...

Para
Fundi i televizionit / Sherr, fyerje, fjalë të rënda… “këllirë”, kanosje (film)

Fundi i televizionit / Sherr, fyerje, fjalë të rënda... “këllirë”, kanosje (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com