“Çamëria nuk harron”/ Shqiptarët e Izmir-it përkujtojnë 76- vjetorin e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çamëria nuk harron”/ Shqiptarët e Izmir-it përkujtojnë 76- vjetorin e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë (film)

13:15 | 05/07/2020
në Kryesore
0

Në përkujtim të 76- vjetorit të genocodit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në Izmir të Turqisë janë organizuar shoqatat shqiptare.

Shqiptarët e Turqisë kanë lënë gjithashtu kurorë të zezë para konsullates greke në kordon, Izmir, Turqi

Gjatë fjalës së tij Kryetari i shoqatës për Kulturë Shqiptare Alaçatı-Çeşme, Ibrahim Topalli u shpreh se “Ne jemi me origjinë shqiptarë, nënshtetas e qytetarë të Republikës së Turqisë që jetojmë në qytete të ndryshme të Turqisë. Ne jemi shqiptarë nga Shqipëria, nga Shkodra, nga Çamëria, nga Janina, nga Kosova, nga Presheva, nga Plava e Gucia, nga Ilirida, nga Manastiri, të dëbuar të internuar e të shpërngulur nga trojet tona etnike. Ne jemi elemente thelbësore dhe qytetarë besnikë të këtij vendi dhe themeluesve të Republikës së Turqisë, që neve na përqafoi në ditët e vështira.
Sigurisht që tani e tutje ne do të kujtojmë më shumë Çamërinë, dhe do ta përmerndim edhe më shumë. Ne do të punojmë edhe më shumë ta sjellim në axhendën e aktualitetit ndërkombëtar genocidin që populli shqiptar Çam pësoi nga Greqia.”

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në përfundim të aktivitetit përfaqësuesit e shoqatave shqiptare lanë një kurorë të zezë para konsullatës greke në Kordon, Izmir, Turqi me mbishkrimin “Çamërinë nuk e harruam”.

Fjalimi i plotë:

Sot u mblodhëm për të dënuar gjenocidin që ka bërë Greqia ndaj shqiptarëve Çamë më 27 Qershor 1944. Këtë ne do ta zhvillonim më 27 Qershor javën e kaluar, por për shkak të pandemise dhe që nuk ka qenë e lejuar të dalim përjashta, e shtymë atë për një javë më vonë, pra për sot.

Të nderuar pjesëmarrës;

Ne jemi me origjinë shqiptarë, nënshtetas e qytetarë të Republikës së Turqisë që jetojmë në qytete të ndryshme të Turqisë. Ne jemi shqiptarë nga Shqipëria, nga Shkodra, nga Çamëria, nga Janina, nga Kosova, nga Presheva, nga Plava e Gucia, nga Ilirida, nga Manastiri, të dëbuar të internuar e të shpërngulur nga trojet tona etnike. Ne jemi elemente thelbësore dhe qytetarë besnikë të këtij vendi dhe themeluesve të Republikës së Turqisë, që neve na përqafoi në ditët e vështira.
Ne jemi anëtarë dhe fisnikë të kombit Turk, me të cilët së bashku mposhtëm forcat shoviniste greke nënkontraktore në Luftën e Pavarësisë së Turqisë, po ashtu jemi nga ata të cilët u martirizuan në Çanakkale e në frontin e Kaukazit.
Me fuqinë që marrim nga historia jonë e përbashkët; vlerat tona që i kanë shërbyer vendit ku ne sot jetojmë; Hoxha Hasan Tahsin-in, Sami Frashëri, Mehmet Akif Ersoy-in, dhe heronjtë e heshtur të Luftës së Pavarësisë të Turqisë: tani e tutje do t’i sjellim në aktualitetin e ditës edhe më shumë.
Kështu për shqiptarët që janë mposhtur, për shqiptarët që jua kanë ngrënë hakun dhe i kanë plagosur deri më sot në mbarë trevat dhe botën shqiptare; ne do të mbajmë një qëndrim krenar e paqësor, që të kemi e ta kërkojmë të drejtën tonë në arenën ndërkombëtare. Tani e tutje ne si shqiptarë të Turqisë do të kemi këtë vetëdije dhe do të fokusohemi më shumë dhe do t’i dalim zot më tepër historisë e kulturës tonë.
Sigurisht që tani e tutje ne do të kujtojmë më shumë Çamërinë, dhe do ta përmerndim edhe më shumë. Meqenëse ekziston një “Komunitet Çam” shumë i madh dhe që jeton këtu në vendin tonë, ne do ta sjellim në axhendë edhe më shumë genocidin çam. Ne do të kërkojmë të drejtat e bashkëqytetarëve tanë dhe fëmijëve të tyre, që i janë nënshtruar genocidit në Çamëri. Ne do të punojmë edhe më shumë ta sjellim në axhendën e aktualitetit botëror genocidin që populli shqiptar Çam pësoi nga Greqia.

Në 27 Qershor të vitit 1944, shovinistët grekë masakruan dhe bënë genocid në mbi 3000 shqiptarë çamë të çdo grupmoshe, nga 2 deri në 80 vjeç. Ne këtë do të ja tregojmë botës me një zë më të lartë.
Tani e tutje ne, pasardhësit e shqiptarëve të Çamërisë, të cilët të parët tanë u shtypën, u persekutuan dhe u masakruan vetëm sepse ishin shqiptarë myslimanë, axhendën e “Genocidit Çam” do ta mbajmë me studime shkencore dhe akademike në fushën e së drejtës ndërkombëtare.
Ne i bëjmë thirrje botës Shqiptare, nga perla e Egjeut, nga Izmiri. Shqiptarët e Çamërisë duhet të marrin të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë ju arbëreshët e Italisë dhe ju arvanitët e Greqisë ejani në ndihmë të shqiptarëve të Turqisë dhe na ndihmoni në këtë drejtim. Ju lutemi mbështesni përpjekjet tona paqësore që të përmbushet drejtësia.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi janë pranë shqiptarëve të Çamërisë. I gjithë populli turk jep mbështetjen pa masë për Shqiptarët çamë që vuajtën genocidin grek.
Tani e tutje ne shqiptarët e Turqisë “Genocidin Çam” do ta sjellin në rendin e ditës çdo vit dhe do ta kthejmë në një traditë të ngjarjeve përkujtimore të “Genocidit Çam” dhe do ta vendosim këtë si çështje e pazgjidhur në axhendën ndërkombëtare.
Gjithashtu qëllimi ynë është të kërkojmë që Shqiptarët e Çamërisë që ju nënshtruan genocidit sistematik ushtarak nga Greqia në 1944, po ashtu edhe ata të cilët arritën të largohen të gjallë nga Çamëria, në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, t’ ju sigurohet lëvizja e lirë në atdheun e tyre dhe e drejta e pronës.
Gjenocidi është një krim kundër njerëzimit dhe gjykimi i tij nuk ka asnjë pengesë kohore. Për këtë drejtim, për 76 vjet duke e injoruarur dhe duke mbuluar të vërtetën mbi “Problemin Çam”, duke u përpjekur me çdo kusht ta lërë atë në errësirën e historisë, ne edhe si shqiptarë por edhe si OJQ shqiptare të Turqisë, të ndjeshëm ndaj çështjes Çame, po shprehim reagimin tonë sot dhe po vendosim një kurorë të zezë në Konsullatën e Greqisë në Izmir.
Ne i kujtojmë me respekt shqiptarët që humbën jetën gjatë këtij gjenocidi dhe dëbimi. Shpresoj të takohemi në ngjarje që sjellin më shumë zë në vitet e ardhshme, dhe, dua të jua jap besen se do të përmbushim kërkesën e kësaj përgjegjësie të nderuar që mbajmë në të gjitha rrethanat; Lufta e shqiptarëve të Çamërisë është beteja jonë.
Me respekt për mbarë opinionin publik.

Etiketa: “Çamëria nuk harron”76- vjetori i genocidit grekIbrahim TopalliIzmirKonsullata grekeKryetari i shoqatës për Kulturë Shqiptare Alaçatı-Çeşmeshqiptaret e cameriseTurqi

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: 2 janë rëndë

8 raste të reja me Covid në Berat, mes tyre një efektiv policie dhe një mësuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com