Busti i Çerçizit dhe Rama me thesin e votave në kurriz – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Busti i Çerçizit dhe Rama me thesin e votave në kurriz

10:20 | 26/06/2019
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Ne Gjirokastër mbahet mend ende një histori nga Lufta e Dytë Botërore, ose më saktë nga Lufta italo-greke. Për muaj me radhë qyteti ka qenë i pushtuar nga ushtria greke.

Me atë periudhë lidhet dhe një ngjarje që ka lidhje me momunentin më të rëndësishëm të qytetit, atë Çerçiz Topullit. Nëse e shikon këtë vepër të skulptorit Odise Paskali dallon se në këmbën e majtë ka një vrimë të dukshme.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Historia është fare e thjeshtë. Një kapter grek i dehur e ka shkaktuar me pistoletë. Pa i dalë ende rakia komanda greke e dënoi me arrest në kazermë dhe pas shumë ditësh e largoi nga qyteti. Autoritetet greke u detyruan të ndërmarrin këtë akt, jo se e donin Çerçizin. E ndëshkuan kapterin, sepse shkeli nje kod të luftës. Dhe në luftë pushtuesit përpiqen që të mos provokojnë pa shkak ndjeshmëritë e popullsisë civile.

Kjo ngjarje e para gati 80 vjetëve më erdhi në kujtesë nga mënyra si po reagon Rama pas skandalit te përgjimeve. Një qytet i tërë i përdhunuar në gjënë më të shenjtë, votën. Asnjë shënjë pendesë, asnjë brerje ndërgjegje ose qoftë dhe një “na falni” sa për të larë gojën.
Më e pakta që mund të bënte ishte të tërheqë ata kandidadë që kanë dalë në përgjime, të pezullonte ata dy shefa policie që ishin në garë me njëri-tjetrin se kush do vidhte më shumë vota dhe si shpërblim të kapte komisariatin e kromit. Asgjë. Madje, absurdi shkon deri aty sa po hedh në gjyq gazetarin gjerman që botoi përgjimet, të cilat po vetë Rama i pranoi si reale dhe tha se nuk u heq asnjë presje, madje do ta përsëriste prapë atë bisedë.
Mos u çudisni. Nuk është arrogancë. Eshtë një pragmatizëm i pacipë. Përmes këtij reagimi Rama kërkon të trimërojë veten dhe të vetët që u kapën me thes në krah, që janë kapterë ose ish-kapterë me mandat deputeti: vazhdoni para për votimet e ardhshme, se nuk na hyn gjemb në këmbë.

Etiketa: bustiBusti i Çerçizit dhe Rama me thesin e votave në kurrizÇerçiz Topulliedi ramaIlir Babaramokurrizlufta italo - grekethesi i votaveushtria greke

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rama pritet me protesta në Kukës, qindra qytetarë marshojnë drejt aeroportit (film)

Rama pritet me protesta në Kukës, qindra qytetarë marshojnë drejt aeroportit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com