Bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Besiana Kadare, është propozuar si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i dorëzuar Parlamentit propozimin. Kandidatura do i nënshtrohet procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme së bashku me Gjergj Teneqexhiun, aktualisht drejtor i Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli i propozuar si ambasador i Shqipërisë në Japoni.
Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO.
Në këtë mision është ende në detyrë Ferid Hoxha, i cili është emëruar gjatë qeverisjes së PD-së. Ndërkohë që Gjergj Teneqexhiu do të plotësojë misionin diplomatik të lënë vakant nga Bujar Dida.