Burimet e mëdha të Ukrainës/ A janë vërtetë arsyeja e pushtimit rus? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burimet e mëdha të Ukrainës/ A janë vërtetë arsyeja e pushtimit rus?

09:59 | 01/03/2022
në Bota
0

Ukraina është shndërruar në fushëbetejën kryesore të konfliktit midis Rusisë dhe Perëndimit. Pozicioni gjeostrategjik i këtij vendi, e ka bërë atë shumë të ndjeshëm ndaj konfliktit më të gjerë dhe në vazhdim e sipër midis Rusisë dhe Perëndimit.

Si një tampon midis dy blloqeve konfliktuale, Ukraina është përballur me zgjedhje shumë të vështira gjatë dekadës së fundit. Rusia është kundër pranisë së NATO-s në kufijtë e saj, një pozicion ky që për të është i panegociueshëm.

Por qeveria aktuale e Ukrainës, dëshiron jo vetëm të anëtarësohet në NATO, por edhe të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Edhe pse pjesa më e madhe e luftës është ushtarake dhe strategjike, historia nuk përfundon këtu. Ekonomia e Ukrainës dhe burimet e saj të mëdha natyrore, janë gjithashtu motive shumë të rëndësishme në këtë konflikt.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Ukraina ka rezervat e dyta më të mëdha të njohura të gazit në Evropë,rreth 1.09 trilion metra kub gaz. E megjithatë, Ukraina varet ironikisht nga importet e gazit, dhe kjo sepse Bashkimi Sovjetik nisi në vitet 1970 nxjerrjen e gazit në një shkallë të gjerë në rajonin e Siberisë.

Për këtë arsye, pjesa më e madhe e kërkimit dhe prodhimit të gazit është e transferuar në Rusi, ndërsa burimet e gazit në Ukrainë mbeten të pashfrytëzuara. Aktualisht, Rusia furnizon 40–50 për qind të gazit që konsumon sot Evropa nëpërmjet gazsjellësit “Nord Stream 1”, si dhe rrjetit tranzit ukrainas.

Por përveç gazit natyror, Ukraina është e pasur me minerale si hekuri, qymyri, titani dhe lëndë të tjera të para jo metalike. Ai është ndër vendet e para në botë për rezervat e titanit, hekurit dhe lëndëve të para jo metalike. Prandaj, nuk është për t’u habitur që pushtimi rus i Ukrainës, do të ketë një efekt të madh në sektorin e qymyrit dhe energjisë elektrike.

Ukraina ka 5 për qind të gjithë burimeve natyrore dhe minerale të tokës. Xeherorët si hekuri, titani dhe lëndët e para jo metalike përbëjnë disa nga eksportet kryesore të këtij vendit, dhe po kështu edhe minerali i hekurit (3.36 miliardë dollarë), misri (4.77 miliardë dollarë), hekuri gjysmë i gatshëm (2.55 miliardë dollarë) dhe vajrat nga farat e lulediellit ( 3.75 miliardë dollarë), të cilat eksportohen kryesisht në Kinë (3.94 miliardë dollarë), Gjermani (3.08 miliardë dollarë) dhe Itali (2.57 miliardë dollarë), Poloni (2.75 miliardë dollarë), dhe në Rusi (4.69 miliardë dollarë).

Në vitin 2019, Ukraina ishte eksportuesja e pestë më e madh e mineralit të hekurit në botë, dhe po atë vit minerali i hekurit ishte produkti i tretë më i eksportuar. Litiumi dhe titani janë disa nga metalet e çmuara sot në botë.

Territoret separatiste të Ukrainës në rajonin e Donbasit, kanë burime të bollshme natyrore të këtyre 2 metaleve, duke i dhënë rajonit një peshë ekonomike shumë të madhe për të ardhmen. Rezervat më të mëdha me litium në Ukrainë, janë të përqendruara në rajonin Zaporizhzhia, Donetsk dhe Kirovohrad.

Ndonëse në zonë nuk po kryhet asnjë aktivitet minerat, minierat në Dobra dhe Donetsk janë bërë shkas për një rivalitet të ashpër kompanise kineze “Chengxin” dhe disa kompanive evropiane për t’i shfrytëzuar këto zona.

Sipas disa studimeve, deri në 20 për qind të rezervave të vërtetuara botërore të xeheve të titanit ndodhen në Ukrainë. Kina ishte vitin e kaluar importuesja më e madh e xeheve të titanit nga Ukraina. Industria e vetme që mund të ndikohet më shumë nëse përshkallëzohet më tej konflikti Ukrainë-Rusi, është industria e avionëve, sepse titani është një element i rëndësishëm që përdoret në prodhimin e aeroplanëve.

Në një deklaratë të datës 31 janar, kompania “Boeing” bëri me dije se tensionet në Ukrainën po krijonin një “klimë të pafavorshme” për biznesin e saj. Por pushtimi rus i Ukrainës do të frenojë shumë nga eksportet e kësaj të fundit, gjë që do të krijojë një krizë të sigurisë ushqimore, pasi Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit dhe misrit.

Eksportet e grurit, janë shtylla kryesore e ekonomisë ukrainase. Pjesa më e madhe e misrit dhe grurit që prodhohet në vend, është e destinuar për vendet në Afrikë dhe Azinë Perëndimore, të cilat varen shumë nga importet për artikujt ushqimorë.

Mbi 50 për qind e dërgesave vjetore të misrit dhe grurit të Ukrainës shkojnë në Afrikë apo Lindjen e Mesme. Për këto arsye SHBA-ja dhe Evropa mund të përpiqen të sigurojnë animin e Ukrainës drejt Perëndimit.

SHBA-ja ka qenë gjithmonë e kujdesshme ndaj autoritetit të Rusisë në Evropë, dhe ndikimi i kësaj të fundit vetëm sa do të forcohet me pushtimin e Ukrainës, sidomos në Ballkan, dhe në rast se do të jetë në gjendje t’i rezistojë sanksioneve globale.

Megjithatë, Ukraina, e cila ka mbështetjen e SHBA-së, mund të lulëzojë dhe të përfitojë nga burimet e saj natyrore. A mund të jetë ky preteksti i SHBA-së për të konkurruar me Rusinë? Ndërsa Evropa varet nga gazi natyror rus, SHBA-ja po përpiqet të jetë një furnizues më i madh i gazit natyror të lëngshëm (LNG), edhe pse çmimi i tij do të ishte dukshëm më i lartë se ai i gazit rus.

SHBA-ja do të synojë të pengojë Rusinë që ta dominojë Evropës nëpërmjet varësisë energjetike, dhe asaj që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti “përdorimi si armë i ngrohjes”, duke kontrolluar gazin gjatë muajve të dimrit, kur Evropa ka nevojë shumë për Rusinë për të garantuar ngrohjen për qytetarët e saj.

Për më tepër, lëndët djegëse fosile nuk janë të pafundme, gjë që do të thotë se Rusia duhet të gjejë burime shtesë të gazit natyror. Dhe Moska nuk ka nevojë të shkojë më larg sesa Ukraina fqinje..

Pavarësisht gjithë pozicioneve strategjike, për Rusinë dhe Perëndimin, Ukraina e së ardhmes është një burim madhor i burimeve natyrore të paprekura dhe të pashfrytëzuara. Një pikëmbështetje në këtë vend, do të nënkuptonte një shtysë të fortë ekonomike, siguri energjetike dhe një pozitë të fortë dhe të sigurt në aspektin strategjik.

Etiketa: Burime natyroreRusiUkraina

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Bora bllokon sërish Rrugën e Arbrit

Bora bllokon sërish Rrugën e Arbrit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com