Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi në fshatin Gruemirë të Shkodrës, foli për Fondin Kombëtar të Garancisë për bujqësinë.
“Ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur. Programi i Rilindjes Urbane nuk ka arritur të prekë shumë zona. Transformimi nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Falë Fondit Kombëtar të Garancisë për bujqësinë do të jepen kredi të favorshme”, deklaroi Kryeministri Rama.
“Fermeri nuk mund të jetojë duke konsumuar prodhimin e vet. Do të rrisim potencialin ekonomik të çdo familjeje siç nuk e imagjinoni”, theksoi Rama.
Rama tha se “Fondi i Garancisë i garanton kapital familjeve fermere, që të mund të bëhen biznese të vogla”.