Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Bukurosh Stafa: Votova kundër PS por s’jam me Saliun

Nga Media 0

Ish-deputeti socialist, sulmon Ben Blushin: S’kam folur asnjehere si Saliu ne foltoren e Kuvendit

Bukurosh Stafa është ish-deputeti socialist i cili votoi në vitin 2007 për president Bamir Topin. Stafa njihej asokohe si pëkrahës i ish kryeministrit Fatos Nano dhë për këtë arsye votoi kundër PS për kandidaturën e PD për president sepse rama nuk e pranoi Fatos Nanon si kandidaturë socialiste. Për këtë arsye,Rama e përjashtoi nga PS.

Sot Bukursoh Stafa është zgjedhur delegat në Kongresin e PS-së dhe ky është momenti që ka zgjedhur Ben Blushi për të sulmuar Ramën. “Bukuroshët e Saliut” e ka quajtur Blushi ish-deputetin socialist dhe menjëherë ka ardhur reagimi. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bukurosh Stafa thotë se ndjen keqardhje për deklaratën e Blushit duke theksuar se kishte votuar vetëm një herë kundër partisë, por nuk kishte folur kurrë si Saliu.. “Keqardhje e madhe per Ben Blushin. Kishim 2 vjet pa e pare ne Elbasan. Blushi erdhi shau iku. Une kam votuar nje here ndryshe nga PS ne 2007. Por s’kam folur asnjehere si Saliu ne foltoren e Kuvendit. Nese une kam bere nje gabim, Blushi po ben nje faj te madh”, shkruan Stafa.

Bukurosh Stafa ishte një nga pesë deputët socialistë që votuan në vitin 2007 për Bamir Topin, nën ndikimin e Fatos Nanos dhe më pas u përjashtuan nga grupi parlamentar i PS. Për votën e  Stafës e pesë të tjerë, Ben Blushi dha atëherë dorëheqje nga posti i kryetarit të Grupit parlamentar socialist.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej