Verë e paparashikueshme në Italinë veriore.
Stuhi të papritura kanë pushtuar veriun ndërsa breshëri ka mbuluar bregdetin.
Fatkeqësisht dallgët e mëdha i kanë marrë jetën së paku 2 peshkatarëve që po lundronin në det.
Bardhësia e breshërit ka mbuluar rërën e brigjeve të vendit fqinj e cila në dukje ngjan si shtresë dëbore.
Zonat më të prekura janë zona e Marche , Venezia si dhe në zona e Alessandria-s, ku moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe në turizëm.