Bernardin Jakaj ka krenuar edhe më shumë shqiptarët në ditën e Pavarësisësë Kosovës.
Ai arriti të mposhtë serbin Stefan Paunoviç, megjithatë në fund të ndeshjes mbeti i pakënaqur, pasi donte të fitonte me nokaut.
“Kjo ndeshje për mua ka qenë shumë e rëndësishme, andaj jam përgatit maksimalisht. Prej në fillim kam dominuar, por sjam 100 % i kënaqur, sepse doja ta naukutoja kundërshtarin serb… Urime 10 vjetorin Kosovë!”, tha Jakaj për ArenaRing, duke shtuar se ndeshjen tjetër do jetë në muajin Maj, kurse qëllimi i tij është që këtë vit të arrij të shpallet kampion i Austrisë.