“Statuti është si një makinë që ka gjithçka, por jo timon. Nuk mund të ketë zgjedhje për çdo forum dhe jo për kryetarin e partisë. Propozimet e mia ia kam dorëzuar Asamblesë së PS-së”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Blushi gjatë Asamblesë së PS-së që po mbahet në këto momente.
Më tej Blushi ka lënë të kuptohet dhe largimin e tij nga Partia Socialiste duke u shprehur se “nëse më duhet të zgjedh mes Partisë Socialiste dhe Shqipërisë, zgjedh vendin”.
Ai ka dale dhe kunder idese se Rames per referendum. “Referendumet si parim nuk bëhen për njerëz, por për çështje. Cila është çështja që Rama kërkon të bëjë refernendum? Për të marrë mandat të përhershëm? Kjo është absurde. Kjo do të kthehet në një barcaletë. Nuk duhet të respektojmë një statut që është votuar ndërsa duhet të respektojmë një statut. Jam pro erferendumit nëse ky statut hidhet për referendum jam dakord. Por Rama duhet të thotë pyetjen. Cila është kjo: Ti jepet Edi Ramës mandat të përherhshëm? Të mos kete zgjedhje për kryetar? Është e parasyeshme , është marrëzia e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje pa kandidat. Edi Rama kërkon të konkurojë përballë Edi Ramës”, tha nder te tjera Blushi.
Kryetari socialist Edi Rama e ka braktisur sallën gjatë fjalës së rivalit të tij. Ai nuk ishte i pranishëm gjatë fjalës së Blushit.
Mbështetësit e Blushit kanë bërë kritika të forta ndaj Ramës.
Mimoza Hafizi tha se “ndihet e kërcënuar”. Ajo ka kërkuar që Rama të kërkojë ndjesë ndaj saj.
Deputetja Arta Dade ka shprehur kritikat e saj për mediat duke thënë se ajo që ndodhi në Elbasan është e patolerueshme duke kërkuar nga Asambleja që të mbahej një qëndrim për këtë ngjarje. “Nuk mund të shkojmë në zgjedhje me një kryetar që ka 7 vjet pa u zgjedhur”, tha ajo.
Më herët Blushi shpalli lëvizjen e re brenda PS.
Të paktën 8 figura të rëndësishme të Partisë Socialiste kanë shpallur sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare grupimin e ri “Lëvizja për Demokraci në PS”.
Platforma u shpall nga Maqo Lakrori, ndërsa pjesë e grupimit të ri janë Ben Blushi, Rexhep Mejdani, Mimoza Hafizi, Petrit Ago, Namik Kopliku, Suzana Hakrama dhe Ndre Legisi. “Lëvizja për Demokraci në PS” shpallet fill pas propozimit që kryeministri Rama bëri në Asamble për të shkuar në referendum lidhur me çështjen e kryetarit të PS.