Pas përgjimeve del dhe video që tregon kryetarin e Bashkisë së Durrësit, teksa drekon me Avdulajt. Bashkë me Vangjush Dakon në këtë drekë është edhe ish-drejtori i OSHEE, Ardian Çela, i cili mendohet të kandidojë në vend të Gjushit në Durrës në zgjedhjet e qershorit për siglën e Partisë Socialiste.
Pamjet janë bërë publike nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili shkruan:
“Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!
Fitorja e zgjedhjeve festohet bashkë me bandat. Në tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.
Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa në kërkim. Sot, të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!”
https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/373089843503915/