Bisedimet bërthamore, SHBA-Iranit: Koha po mbaron – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bisedimet bërthamore, SHBA-Iranit: Koha po mbaron

19:49 | 14/10/2021
në Bota, Kryesore
0

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se koha po mbaron që Irani të rikthehet tek negociatat e Vjenës për ri-aktivizimin e marrëveshjes bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të marrë në konsideratë opsione të tjera, nëse Irani refuzon të negociojë me mirëbesim. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine.

Irani ishte fokusi i bisedimeve të mërkurën në Departamentin e Shtetit mes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe homologëve të tij nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Zoti Blinken tha se gjatë nëntë muajve të fundit, administrata e Presidentit Biden e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do t’i riktheheshin zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore, nëse Irani do të bënte të njëjtën gjë. Tashmë ai thotë se koha po mbaron.

“Nuk do të vendos një datë të caktuar, por me çdo ditë që kalon dhe me refuzimin e Iranit për t’u angazhuar në mirëbesim, hapësirat po ngushtohen”, tha Sekretari Blinken.

Read more

Këmbimi valutor 9 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026

Aksident fatal në Vlorë/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët një person –

Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid paraqiti një pamje më të zymtë, duke thënë se Irani është pranë sigurimit të armëve bërthamore.

“Nëse iranianët nuk besojnë se bota dëshiron seriozisht t’i ndalë, ata do të nxitojnë drejt bombës bërthamore. Izraeli rezervon të drejtën për të vepruar në cilindo moment dhe me çfarëdo mënyre”, tha zoti Lapid.

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ende besojnë se marrëveshja bërthamore vazhdon të jetë mënyra më efikase për t’u përballur me sfidën që paraqet Irani, por se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të marrin në shqyrtim opsione të tjera, nëse Irani refuzon të negociojë. Zoti Lapid tha se opsionet e tjera ishin pikërisht në zemër të bisedimeve që u zhvilluan të mërkurën.

Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara së bashku me fuqitë e tjera u përpoqën të shpëtonin marrëveshjen e vitit 2015, nëpërmjet bisedimeve indirekte në Vjenë. Por, bisedimet ngecën dhe disa vëzhgues thonë se mundësitë duken edhe më të pakëta me ardhjen e një udhëheqjeje të re në Teheran. Presidenti iranian Ebrahim Raisi thotë se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe ka kritikuar sanksionet amerikane ndaj Teheranit si një mënyrë e re për të bërë luftë.
Etiketa: bombaIraniSHBA

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 9 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:10 | 09/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Qershor 2026 –

nga 27
07:46 | 09/06/2026
0

Dashi Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026

nga 27
07:38 | 09/06/2026
0

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash...

Aksident fatal në Vlorë/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët një person –

Aksident fatal në Vlorë/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët një person –

nga 27
07:34 | 09/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar në bypass-in e Kaninës, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes,...

Para
Gledis Nano  ‘përvesh mëngët’ dhe nis punën/  ‘Ultimatum’ për 12 drejtuesit e qarqeve:  Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve

Gledis Nano 'përvesh mëngët' dhe nis punën/ 'Ultimatum' për 12 drejtuesit e qarqeve: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 9 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:10 | 09/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Qershor 2026 –

07:46 | 09/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026

07:38 | 09/06/2026
Aksident fatal në Vlorë/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët një person –

Aksident fatal në Vlorë/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët një person –

07:34 | 09/06/2026
Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –

Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –

22:07 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 9 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 9 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026
  • Aksident fatal në Vlorë/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët një person –
  • Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit –
  • Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 9 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 9 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com