Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

09:34 | 14/07/2017
në Opinion
0

Nga Klodian Tomorri

Një pjesë e madhe e shqiptarëve e nisën këtë të mërkurë duke lexuar editorialin e kryeministrit Edi Rama në Wall Street Journal. Përmes gazetës së njohur amerikane, kreu i qeverisë shpalli publikisht se Shqipëria do të mbështesë projektin për krijimin e një Zone të Përbashkët Ekonomike në Ballkan.

Në fakt, kjo është një nismë e pazakontë deri në kufijtë e të çuditshmes. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë sakaq pjesë e një marrëveshje të përbashkët të tregtisë së lirë, që njihet me emrin CEFTA. Shqipëria dhe Serbia tregtojnë me njëra-tjetrën pa pengesa, ashtu si të gjitha vendet e tjera të rajonit, ndërmjet tyre.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Atëherë përse duhet një zonë e lirë ekonomike? Përgjigja është e lidhur me zhvillimet politike brenda Bashkimit Europian.

BE është e kapur në një kurth, gati pa zgjidhje. Nga njëra anë vendet ekzistuese nuk pranojnë antarësime të reja. Nga ana tjetër, Unioni nuk do që të humbasë ndikimin e tij në Ballkan, çka do t’i linte hapësirë influencës së Rusisë. Një skenar i ngjashëm me “Armiku tek Porta”, vetëm se këtë herë rreziku nuk vjen nga Perëndimi, por nga Lindja.

Janë pikërisht këto konjuktura, që e bëjnë Zonën e Përbashkët Ekonomike të Ballkanit një projekt me leverdi për Bashkimin Europian, i cili me një gur do të vriste dy zogj. Së pari, do të qetësonte aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim dhe së dyti, do të përmbante influencën ruse.

Pas BE-së fituesi i dytë nga ky projekt është Serbia. Shumë analistë të pavarur ndërkombëtarë besojnë se Zona e Përbashkët Ekonomike është në fakt rilindja e Jugosllavisë së vjetër. Sigurisht, jo në konceptin e shtetit, por si një union doganor dhe transporti, këtë herë me Shqipërinë apandesit.

Në këtë konfigurim të ri Serbia do të shndërrohej vendi më i rëndësishëm i Ballkanit, në të gjitha aspektet, përfshirë atë ekonomik dhe politik. Nuk është rastësi që ideja për Zonën e Përbashkët Ekonomike në Ballkan ka ardhur pikërisht nga Vuçic. Dhe po ashtu nuk është rastësi, që përfituesi kryesor i paketës 1 miliardë euro të investimeve nga BE është pikërisht Serbia.

Në samitin e Triestes do të diskutohen 6 projekte të mëdha infrastrukturore. Mes tyre Korridori i 8-të që lidh Bullgarinë me Maqedoninë, rrugët ujore Serbi-Bosnje, si dhe linja e gazit Serbi-Bullgari.

Shkurt, çdo investim i BE-së kalon përmes Serbisë dhe asnjëri prej tyre nuk mbërrin në Shqipëri. Për më tepër, përveç parave, BE i tregoi edhe një tjetër karrotë Serbisë. Atë të negociatave për anëtarësim, ndërsa për vendet e tjera Johannes Hahn deklaroi se janë ende shumë larg antarësimit. Kjo përbën shuplakën e dytë për Shqipërinë.

Pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare ka deklaruar mbështetjen pa kushte të projektit për Zonën e Përbashkët Ekonomike. Deri tani ky është bilanci i Shqipërisë në Trieste. Një editorial dhe dy shuplaka.

Etiketa: Ballkaniedi ramaKlodian TomorriLindjame një gur do të vriste dy zogjPerëndimiZona e Përbashkët Ekonomikezonë e lirë ekonomike

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Lezhë, dje e plagosën, sot i djegin makinën

Lezhë, dje e plagosën, sot i djegin makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

19:30 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

18:42 | 14/01/2026
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –
  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –
  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –
  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com