Bie nga lartësia teksa rregullonte tubin e ujit të fshatit, vdes punonjësja, nënë e dy fëmijëve
Nga më herët0

Një punonjëse e njësisë administrative Vergo në Delvinë humbi jetën gjatë një aksidenti në punë.
Viktima Valentina Kotolloshi nga Delvina, 42 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji ne fshatin Vergo, kur ka rrëshqitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:00. Nga aksidenti nëna e dy fëmijëve ka marra plagë të shumta në trup dhe kokë, të cilave nuk ka mundur dot t’u mbijetojë, duke ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.
Loading...