Betoni i Gjushit dhe gurët e kandarit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Betoni i Gjushit dhe gurët e kandarit

11:14 | 24/02/2017
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Avokatja Mirela Jorgo thotë që Gjykata Administrative ka ndryshuar vendimin për sheshin “Veliera” në Durrës, pasi shpalli më parë pezullimin e punimeve. Kur palët janë larguar vendimi ka ndërruar katërcipërisht në interes të betonimit të mbetjeve arkeologjike. Ndërsa aktivistët civilë festonin duke bërë foto tek rrënojat e lashta, dikush i ka folur në vesh gjykatës dhe vendimi ka ndërruar ngjyrë, nga i zi është bërë i bardhë për Bashkinë. Menjëherë njerëzit e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të cilin të gjithë e njohin si Gjushi, kanë nisur betonimin e rrënojave me një zell që do e kishin ëndërruar edhe talebanët, kur rrënonin në Afganistan tempujt budistë apo ushtarët e ISIS, kur shkatërronin qytetin e lashtë të Nimrudit.

Krahasimi në këtë rast nuk çalon asnjë fije, megjithëse pushtetarët tanë, në këtë rast Gjushi, nuk janë terroristë që hedhin në erë kamikazët, por janë terroristë që i vendosin dërmën historisë, lashtësisë, origjinës së përbashkët, mitit pellazgjiko-ilirik. Natyrisht, një pushtetari të krimbur në para, të gjithë “gojët e liga” si puna ime që po i bien ndesh kësaj pune, duhet t’i dukemi “trapa” në rastin më të mirë dhe “legena” në rastin më të keq. Kaq të sigurtë e ndjen veten ky soj pushtetari sa të merr në telefon dhe të thotë se nuk kemi më respekt për ty. I flet vetes në shumës, thua se është papë, ndërsa ty të bie pika që nuk paska respekt njëri që luan fijet e një qyteti të dashur.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kur arroganca e pushtetit shkon në këtë farë pike, dihet që degradimi është tejet i shpejtë; ngjan me rrokopujën. Sigurisht, këtë nuk e kupton dot një shtetar, i cili të sheh nga lart, ani se shtati ia lejon pak një gjë të këtillë. Por, pavarësisht se pushteti në këtë pikë arrin majën e peversionit, dëmi që ai bën është i pariparueshëm. Betoni nuk është çakull apo zhavorr si pretendonte në Komisionin Parlamentar ministrja Mirela Kumbaro. Betoni është beton, fshin trashëgiminë, zhduk atë histori që nuk e çbënë dot dyndjet barbare sllave, turke apo soji e sorrollopi që mbinë në këtë tokë. Këtë e zhduk nga faqja e dheut njëri nga raca jonë që ka pushtet, që ka bërë pare dhe i ngjajnë njerëzit si miza apo profesorët e arkeologjisë, historisë, dijetarët i duken koqe kandari.

Sipas aktivistëve të amfora.al mësojmë që janë mbushur me beton pilotat për ngritjen e themeleve. Kjo ndodh sak në zonën A, në atë zonë që me një hartë të fallsifikuar ishte tkurrur si “Lëkura e Shagrenit” tek Balzaku. Këtë krahasim nuk e bëj për Gjushin që zor se e ka lëçitur, por për Mirela Kumbaron, të cilës aq shumë ia çmoj kulturën frankofone. Ashtu si ndodh rëndom në Shqipëri, për këtë vepër penale fallsifikimi askush nuk e vendos ujin në zjarr, jo më autoritetet të hetojnë, por Gjykata Administrative tjetër gjë deklaron në sallën e gjyqit e tjetër shkruan në qitapin e procesverbalit. Avokatja Mirela Jorgo do të kërkojë nga prokuroria regjistrimin zanor të seancës gjyqësore, por nuk e di përse më vjen të vë bast që atë ditë regjistrimi do të ketë qenë i prishur ose do të jetë mbaruar shiriti rregjistrues dhe tenderi nuk është bërë ende.

Kësaj i thonë me tall menderen me një komunitet të tërë, i cili as ka hall sa pare do fitojë nga betoni, as e vret mendjen si do i bëhet qejfi të parit të qeverisë me figurën që do ketë shkarravitur gjatë mbledhjeve rilindase. Është veç një komunitet të “rrjedhurish” që duan të ruajnë një gjë të thjeshtë; historinë. Po kujt i hyn në punë historia, kur mund të shtosh pronat, katadinë apo të blesh një jaht fringo dhe ta mbushësh me pjeshka?

Kjo që ndodh në Durrës përkon me një protestë që bëhet në Tiranë. Të tërë e kanë mendjen tek qeveria taktiko-teknike që kërkon “çadra e lirisë”, kurse këndej pushteti nuk e çan kaptinën, por shpalos muskujt e pacipë të forcës, ndaj më të dobëtit që është historia dhe prejardhja jonë, e cila nis shumë më parë mbretërve Gent, Agron, Teuta, vazhdon tek peshkopi i Durrësit Pal Ëngjëlli, qeveria e Vidit për të mbërritur tek lavdia e Gjushit me gjithë velë.

Etiketa: amfora.alEnkel DemikandarLëkura e Shagrenitmirela jorgoMirela KumbaroPal ËngjëlliVangjush Dako

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Autobusi i linjës së Semanit përplas nga pas motorçikletën, një i plagosur

Autobusi i linjës së Semanit përplas nga pas motorçikletën, një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com