• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha përplaset me Manastirliun në Parlament: Ke bërë tendera sekretë, kapardiseni në luks

16:32 | 09/06/2022
në Shqiperi
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Berisha i ka thënë Manastirliut se e ka vendin te Dumani dhe se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë. Berisha e ka akuzuar ministren se ka dhënë tendera sekretë gjatë pandemisë, ndaj dhe sipas tij, ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë. Nga ana tjetër, Manastirliu e ka quajtur Berishën një hipokrit, që gëzon për vdekjet, duke i thënë se gjatë qeverisjes së tij i pati kthyer spitalet në kioska.

Pjesë nga debati:

Lexo edhe

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

Berisha: Qesh kjo mbrapa, edhe pse vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Nuk qeshet zonjë, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë, dhe duhet të kishe shkuar aty ku e ke vendin, te Dumani. Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Fjalorin e kam unë mos kij merak, por …!

Po si ka mundësi mo që keni vendosur policinë më të egër. Ku i gjeni këto rregulla ju? I gjeni në labirinthet psiqike të një njeriu, që ka kaluar çdo fazë normaliteti. Si ka mundësi që silleni në këtë mënyrë? Çfarë ju duken juve zgjedhësit tuaj, pse nuk flisni për ta.
Kapardiseni me luks, me çanta të qëndisura me safirë dhe me Swarovski apo diamante, si të jeni në sallat e modës. Ndaj dhe njëherë për qytetarët thirrja ime është kjo, nëse këta nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie.

Manastirliu: Në tetë vite të qeverisjes tënde i bëre spitalet kioska, ku shiteshin pizhame. Nuk bëre asgjë përveçse ju vure kolegëve tuaj çimka, për të kuptuar se nga të vinte e keqja. Unë kam punuar dyfish, se po të kishe bërë gjë ti zotërote, do ishim duke bërë më shumë. Vetëm ti mund të gëzosh për vdekjen, se nuk të bën përshtypje ty vdekja, sikur s’të kanë bërë përshtypje vdekja e të pafajshmeve në Gërdec, kështu që për sa kohë je një hipokrit, nuk të shkon të flasësh për shëndetësinë dhe si u menaxhua pandemie, kur flet për fatalitete fjala ka vlerë, por më shumë vlerë se fjala kanë faktet dhe ajo që të vret ty Sali janë faktet dhe e vërteta.

Dhe e vërteta edhe për fatalitetet për fat të keq, tregojnë se Shqipëria e ka përballuar pandeminë me dinjitet dhe duke u përgatitur dhe duke i siguruar mbështetjen stafeve mjekësore dhe garancinë për qytetarët. Fol me fakte dhe mos bëj këtu u hipokritit sepse të njohin qytetarët dhe e gjithë bota, se ndaj të kanë shpallur non-grata.

 

 

Etiketa: kaperdiseniluksOgerta ManastirliuParlamentperplasetSali Berishasekretetendera

Të Lidhura

EMRI/ U përplas nga Ballono, i mituri niset me urgjencë në Tiranë

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

nga 27
17:11 | 26/01/2023
0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasi A.D pasi duke drejtuar automjetin,...

Janë hajdutë me çizme! –

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

nga 27
17:03 | 26/01/2023
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij...

Dy në kërkim dhe 23 masa sigurie, SPAK bën bilancin për nëntorin

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

nga 27
16:46 | 26/01/2023
0

Braniol Liço alias Braniol Aga nga Durrës, Braniol Liço alias Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi...

Ndodh edhe kjo, arrestohet një grua për ngacmim –

Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike

nga 27
16:41 | 26/01/2023
0

Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë, e...

Para
Dalja e lumit Lana nga shtrati, policia del me apelin për qytetarët: Fikni dritat!

Dalja e lumit Lana nga shtrati, policia del me apelin për qytetarët: Fikni dritat!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com