Berisha për “La Stampa”: Shqipëria në duart e Ramës një narkoshtet. Do reagojmë me të gjitha format e mosbindjes civile – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha për “La Stampa”: Shqipëria në duart e Ramës një narkoshtet. Do reagojmë me të gjitha format e mosbindjes civile

18:08 | 02/07/2019
në Shqiperi
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sot një intervistë për gazetën e njohur italiane “La Stampa” në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe për procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

I pyetur për arsyet e krizës politike në Shqipëri, ish-lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh mes tjerash se kjo që po përjeton sot Shqipëria është kriza më e rëndë në 30 vitet e fundit.

Berisha ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë ndaj kryeministrit Rama, që sipas tij e ka kthyer vendin gjatë qeverisjes së tij në një narkoshtet.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sipas Berishës, nën qeverisjen e Ramës vendi është kthyer në një narko shtet.

Intervista e Berishës në “La Stampa”:

Nga kati i 14 i Aba Center, ku ka zyrën ish presidenti (92-97) dhe ish kryeministri i qendrës së djathtë (2005-2013) Sali Berisha, mund të kundrohet i gjithë kryeqyteti, bile edhe kodrat përreth. E gjejmë të ulur në një poltron të verdhë, pranë një biblioteke ku një sektor i veçantë është i mbushur me biografitë e ish-presidentëve amerikanë Nikson, Regan, George Ë. Bush, Klinton e Obama, si dhe biografinë e Zhak Shirak.

Me një italishte elegante (‘s’kam marrë kurrë asnjë ditë mësim, e kam mësuar nga latinishtja dhe nga Canzonissima e Rai-t’ na thotë), vite drite larg manierizmave që përcillnin tv-të tona para 20 vitesh, lideri historik i Partisë Demokratike po e ndjek krizën institucionale të vendit të tij dhe nuk i kursen asfare akuzat e rënda ndaj kryeministrit socialist Edi Rama, fajtor sipas tij, se e ka shndërruar Shqipërinë në një narko-shtet.

Shqipëria është e paralizuar, ka një përplasje për pushtet të paparë më herët. Si u mbërrit deri këtu?

Është kriza më e rëndë e 30 viteve të fundit. Gjithçka për faj të Edi Ramës, politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë. S’e pranon demokracinë në partinë e tij dhe përdor gjithçka dhe gjithkënd për manipulimin e zgjedhjeve.

 

Zoti Berisha, janë insinuata të rënda këto që thoni, të natyrës penale…

Përmbajtja e akuzave që po them është e njohur për të gjithë shqiptarët. Opozita e PD, Lulzim Basha i nisi protestat para dy vitesh, që përpara zgjedhjeve (në të cilat Rama u rikonfirmua kryeministër – shënim i gazetës), por bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi rëndësinë e këtyre protestave. Rama e përdori të gjithë shtetin gjatë fushatës zgjedhore, por pavarësisht kësaj, Basha e njohu humbjen dhe ishte i pranishëm në parlament, deri para pak muajsh, kur në shkurt të 2019-s, kur u bë dorëheqja në masë nga mandatet. Dhe tani kemi publikimin e përgjimeve nga Bild, që konfirmojnë gjithçka që po them.

E përditshmja Bild ka publikuar përgjime në të cilat bosë të narkotrafikut shfaqen në kontakte me ministra, kryebashkiakë dhe me nomenklaturën e PS, duke garantuar vota. Por, më falni, a mund të gjykohet dikush apriori, kur ende s’është hetuar? Jeni dakord apo jo?

Kryeministri ka bllokuar gjithçka, sepse ka nën kontroll të gjithë drejtësinë. Në 2 vjet nuk është kryer asnjë hetim kundër kriminelëve, përkundrazi. S’mund të ketë kurrfarë zgjedhjesh të lira me Edi Ramën në pushtet. Për këtë shkak PD-ja i nisi protestat dhe nuk do të marrë pjesë në votime. E mendoj njësoj me kryetarin e shtetit, Ilir meta, po kthehet klima e diktaturës, këto janë ‘zgjedhje moniste’, në 57 % të bashkive ka vetëm një kandidat.

A shihni një zgjidhje?

Në 2006-n, kur unë isha kryeministër, Rama ishte kandidat për bashkinë e Tiranës dhe nuk pranonte datën e zgjedhjeve. Atëherë, kryetari i atëhershëm i shtetit Alfred Moisiu, i shtyu zgjedhjet me 5 muaj. S’e mendova për asnjë moment se mund të shkoja vetëm në zgjedhje, kushtetuta jonë imponon pluralizmin. S’mendoj se me Ramën në pushtet është e mundur një marrëveshje. Ai ka ngritur në këmbë një narko-shtet. Duhet fillimisht të dorëhiqet e më pas të lërë popullin që të votojë për parlamentin.

Masat e ardhshme të opozitës?

Do të reagojmë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile. Kryetari i opozitës do të vendosë së shpejti për këtë.

A mendohet se mund të shpërthejë dhunë?

S’di ta them. Ne do vijojmë betejën tonë.

USA, BE, OSBE po i pranojnë votimet e sotme. Duket sheshit se s’I keni bindur dot…

Tek bashkësia ndërkombëtare gjej sjellje të njëanshme të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë. Kush mendon se problem është opozita, bën një gabim të madh që mund të ketë pasoja. Spo them se opozita është e përkryer, por problem i Shqipërisë është narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojmë të drejtat.

Salvini është ofruar si ndërmjetës. Çfarë do t’i kërkoni?

Ndihma që mund të na japë Salvini është çmontimi i mafias dhe nxjerrja e të vërtetës në shesh.

Si ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë që nga ’97-a, kur në Itali mbërrinin anijet me refugjatë deri sot?

Asnjëherë vendi ynë s’ishte etiketuar si Kolumbia e Evropës, Kanabistan apo dele e zezë. Gjatë qeverisjes së mëpërparshme mundëm të trefishonim investimet e huaja me kontrata deri 4 miliardë dollarë, që nga TAP e deri tek Diga e Devollit. Sot investitorë të huaj spo vijnë më.

Kush janë miqtë tuaj sot në Itali?

Silvio (Berluskoni, fytyra i shndrit nga një buzëqeshje e madhe – shënim i gazetës), Casini. Butiglione është një mik i shtrenjtë i imi. Por vlerësoj shumë interesin e Salvinit për vendin tonë.

A është gati Shqipëria të hyjë në BE?

Jo, s’jemi ende gati. Francezët, gjermanët, holandezët e danezët po e kundërshtojnë hapjen e negociatave dhe ajo çka thonë për vendin tonë në fakt, përmes vëzhguesve të tyre, nuk është e gënjeshtërt. Shqipëria po gremiset në një ‘kakistokraci’, çdo vit e më keq. Jam shumë i shqetësuar nga kjo krizë e tmerrshme që po kalojmë.

Etiketa: 30 qershoredi ramaintervistëish kryeministri Sali Berishala stampaqeverisocialiste

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Itali/ 2 milionë euro kokainë në garazh, arrestohet 48 vjeçari shqiptar

Itali/ 2 milionë euro kokainë në garazh, arrestohet 48 vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

22:29 | 18/12/2025
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

22:13 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –
  • Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –
  • Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com