Ish-kryeministri Saliu Berisha i është bashkuar protestës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pasi mbërriti përpara Kryeministrisë, Berisha u shpreh se qeveria ka rënë moralisht. Sipas tij, ekzekutivi mbahet në këmbë si skelet i një ngordhësire që duhet hedhur në lumin e Lanës.
“De facto, moralisht, qeveria ka rënë, rrinë në këmbë si skelet i një ngordhësirë për t’u hedhur në Lanë më vonë“, u shpreh shkurtimisht Berisha, teksa i bashkohej protestës së opozitës te Kryeministria.