Berisha flet për vrasjen e Azem Hajdarit, Ja cili e nxorri Azemin në pritë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha flet për vrasjen e Azem Hajdarit, Ja cili e nxorri Azemin në pritë (film)

13:15 | 29/09/2020
në Kryesore
0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai ka deklaruar se nuk është thirrur kurrë nga asnjë gjykatë apo prokurori në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë dëshmitar okular në ngjarje.

Fevziu: Që prej 22 vitesh emri juaj është përmendur vazhdimisht se do thirreni si deshmitar….

Read more

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Berisha: Së pari, e vlerësoj faktin që i rikthehehni vrasjes së shekullit siç e quajtët ju, do ta quaj aktin politik kriminal më të rëndë në historinë kombëtare, duke patur parasysh faktin se Azem Hajdari është pjesë e atij revolucioni që solli pluralizmin në Shqipëri.

Në këtë kontekst, nga momenti i aktit të tij deri në ditët e sotme, ata që humbëm pushtetin e tyre terrorist qëndrojnë me gjithë fuqitë e tyre siç qëndruan pas atentatit.

Fevziu: A jeni thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar?

Berisha: Nuk jam thirrur në mënyrë absolute kurrë në jetën time, as në gjykatë dhe as në prokurori.

Fevziu: Përse është thënë që jeni thirrur mbi 50 herë?

Berisha: Unë në mënyrë kategorike nuk kam marr në jetën time fletëthirrje. Nuk ka një media, një organ që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë.  Fatos Klosi dhe ish -bashkëpunëtori i sigurimit të shtetit Arben Rakipi bënin lojë dhe bënin skupe sepse s’më thërrisnin dot, për 2 fakte: e para, që unë do t’u bëja pretencë politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular zotëri.

Unë kisha qenë në zyrë dhe çfarëdo që të dëshmoja unë nuk sillte dot fuqinë e një prove pa u verifikuar. Së treti, vetëm në harkun kohor 12 orë, atë ditë unë kam bërë 3 konferenca shtypi pa llogaritur prononcimet e përditshme. Çdo informacion që unë disponoja, unë e bëja publik. Unë kam publikuar çdo të dhënë që ka ardh.

Fevziu: Ju keni dhënë një herë e vrau Nano, një herë Klosi, një herë Gjinushi?

Berisha: Çfarë ishin banda terroriste e Haklajve? Ishte ajo një bandë e zakonshme? Jo zotëri, ishte një bandë shtetërore me spaleta, kapiten, major, nënkolonel e të tjerë. Bandë ishte dhe Zani Çaushi, edhe Gjolekë Malaj, por nuk u bënë shefa komisariati.

Vrasësit Haklaj morën komisariatin për t’u hakmarrë në emër të regjimit që u përmbus në Tropjë nga Azem Hajdari e të tjerë. E vrau shteti Azem Hajdarin. Tani vijmë, pse unë jam akuzuar: Së pari ne kemi patur një informacion se vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon.

Fevziu: Kjo nuk është vërtetuar kurrë.

Berisha: Kjo nuk mund të ishte një e dhënë e kotë. Por, pse unë e akuzova Fatos Nanon? Sepse, pas vrasjes ne i kemi ndjekur me degët tona vrasësit dhe bandat terroriste. Nga Lapraka gjer në Bajram Curr’ asnjë postbllok policie. Ne na u tha se kemi njoftuar të gjithë postblloqet t’i ndalojnë. Ne na thanë se shefi i komisariatit të policisë dhe shefi krimeve kanë ekzekutuar Azem Hajdarin. A kishte lidhje shefi i shërbimit informativ me vrasjen?

Fevziu: A ju kishte vënë në dijeni Azem Hajdari që kërkohej të vritej nga Haklajt?

Berisha: Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Vetëm një gjë do t’ju them shqiptarëve. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnajë, por Azem Hajdari, familja dhe rrethi i tij nuk kanë patur kurrë, gjer ditën që është vrarë, as edhe nje sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajve.

Etiketa: Azem Hajdaribande kriminaleblendi fevziuemisioni “Opinion”Fatos KlosiFatos NanoSali Berishavrasja

Të Lidhura

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

nga 27
18:00 | 25/12/2025
0

Pjesëmarrja e Nicki Minaj në një organizatë konservatore amerikane duket se nuk është pritur mirë nga fansat. Sipas thashethemeve, ky...

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

nga 27
17:46 | 25/12/2025
0

Sa herë që ndihesh i lënduar, fajtor, jo mjaftueshëm ose i mërzitur për jetën, trupin ose marrëdhënien tënde duke e...

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

nga 27
17:42 | 25/12/2025
0

Në dosjen e SPAK mbi skandalkin AKSHI përmendet edhe një episod, ku Ergys Agasit me Alqi Bllakon diskutonin lidhur me...

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

nga 27
17:32 | 25/12/2025
0

Një studim i publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në shtator 2025 hedh dritë mbi dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave...

Para
Biznesmeni u gjet i vdekur në vilën e tij, zbulohet e vëreta tronditëse

Biznesmeni u gjet i vdekur në vilën e tij, zbulohet e vëreta tronditëse

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com