Policia ka arrestuar një mjeke në spitalin e Beratit pasi ajo akuzohet për mjekim të pakujdesshëm, të një fëmije 3-vjeç e cila humbi jetën.
E ëma e 3-vjeçares A. D, 41 vjeçe, ka akuzuar doktoreshën Sh.K, 65 vjeçe se shkak i vdekjes së vajzës së saj ka qënë mjekimi i gabuar.
Hetimet kanë nisur menjëherë pas kallëzimit të 41-vjeçares. Fëmija E. D., 3 vjeç ishte shtruar në spitalin rajonal të Beratit, pasi kishte qënë e sëmurë me grip.