Befason Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Befason Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri (film)

19:51 | 07/04/2020
në Kryesore
0

“Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”.

Kështu u shpreh në një lidhje direkte për ABC News, profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi.

“Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje COVID-19. Ky përkufizim i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të COVID-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së tij në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që qarkullimi i COVID-19 në vendin tonë fillesat i ka në janar”, tha ai mes të tjerash.

Read more

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

Po ashtu, Kakarriqi nënvizon se sipas tij virusi nuk do të kthehet më në vjeshtë, ashtu sikurse pretendojnë shumë ekspertë.

Pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Sot, kemi vetëm 6 të infektuar, a po bie kurba?

Eduard Kakarriqi: Janë 182 teste dhe nga këto kanë dalë 6 raste, por nga këto teste mund të dilnin edhe 22 raste. Ne jemi në fazën, kur kurba është horizontale dhe me një tendencë rënie që nuk vihet shumë re, por me shumë mundësi në fund të muajit do të bjerë dhe në fillim të muajit tjetër do të duket ndjeshëm.

Endri Xhafo: Në datë 9 mars kemi rastin e parë dhe në 11 viktimën e parë. Sa kohë pas në kalendar e çoni momentin e infektimit? Ku duhet kërkuar? Ju si epimidiolog sa kohë më pas e çoni, kur mund të ketë hyrë në vendin tonë?

Eduard Kakarriqi: Unë mund të them se Instituti i Shëndetit Publik prej vitesh në survejancat e veta të aplikuara në vendin tonë aplikon survejancën e dedikuar të bazuar në spitalin e gripit dhe çdo vit në sezonin e gripit merren vazhdimisht mostra nga rastet e shtruara në QSUT dhe në spitalet e tjera, ku shihet prania e virusit të gripit. Dua të theksoj një moment në survejancën tonë të dedikuar; ne kërkojmë nga mjekët klasifikimin e tre formave.

Marrim të dhëna nazofaringale në tre grupe pacientësh. Grupi i parë, më i gjeri që nuk janë ndoshta në spital, por në shtëpira, apo ambulator nëpër poliklinika që quhen grip apo sëmundje të ngjashme me të. Grupi i dytë, janë ata që janë të shtruar në spital që quhen më rëndë dhe grupi i tretë, i cili quhet grupi i të sëmurëve me sëmundje tepër të rënda që paraqet në radhë të parë prekje pulmonare ose pneumoni që kërkon patjetër asistencën e ndërhyrjeve me oksigjenim.

Mund të them se ky numër rastesh ka qenë që në muajin janar. Në 20 janar unë kam nxjerrë disa shifra ku kanë qenë rreth 54 raste të identifikuara viroligjikisht dhe në shkurt 123 dhe në 17 shkurt 153 raste dhe në këtë shifra në fund të shkurtit dhe fillim të marsit në këto raste ka pasur vdekje. Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje COVID-19. Ky përkufizim i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të COVID-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së tij në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që qarkullimi i COVID-19 në vendin tonë fillesat i ka në janar.

Endri Xhafo: Kjo është një deklaratë që jeni i pari që e bëni. Ju po thoni se në mungesë të një përkufizimi të saktë nga OBSH se çfarë është COVID-19 mund të analizohej si virus i stinës. Nisur nga ky pohim që ju bëni, çfarë ndryshon gjë në pikëpamjen e kurbës nëse pranojmë se koronavirusi ka ekzistuar që në janar.

Eduard Kakarriqi: Dikton atë që pritja jonë për rënien e kurbës është për një kohë të afërt. Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor dhe korrik muaj të qetë të verës. Por, për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë.

/abcnews.al/

Etiketa: ABC NewsBefason Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në ShqipëriCOVID-19Eduard KakarriqiEndri XhafoepidemiologuKoronavirusiprofesori i Epidemiologjisë

Të Lidhura

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

nga 27
08:16 | 04/02/2026
0

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000...

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

nga 27
08:02 | 04/02/2026
0

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë,...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:36 | 04/02/2026
0

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:29 | 04/02/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e...

Para
Zjarr i madh në Orikum/ Era përhap flakët, digjen sipërfaqje me shkurre

Krujë/ Digjen dhjetëra hektarë pyje, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga ajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com