BBC: A është Prishtina kryeqyteti më i shëmtuar europian? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BBC: A është Prishtina kryeqyteti më i shëmtuar europian?

12:57 | 06/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

“A është Prishtina kryeqyteti më i shëmtuar europian?”, është titulli i një shkrimi të gjatë të autores Deborah Huso, që ka qëndruar vetë në Prishtinë për dy ditë dhe nga ato që ka parë e trajtuar në tekstin e saj, e kanë bërë që ta shtrojë këtë pyetje në krye të artikullit.

Huso, e cila nuk është gazetare e BBC, por bllogere që fokusohet në udhëtime dhe tema të suksesit në punë dhe amësi, sa ka qëndruar në Prishtinë, ka vizituar monumente fetare e historike, bulevarde, statuja dhe objekte të ndryshme, shkruan Klan Kosova.

Ndërtesat e stilit komunist dhe rrugët e pluhurosura e të përbaltura janë, sipas saj, të parat që ta qartësojnë pse Prishtina bie në sy për të keq.

Read more

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

Ajo përmend se publikimi turistik Lonely Planet e ka cilësuar kryeqytetin kosovar si vend që estetikisht nuk do ta bënte kurrë dikë që ta vizitonte ndonjëherë.

Boston Globe dikur kishte shkruar: “Ky qytet ballkanik është ndoshta ndër më të shëmtuarit në botë dhe qyteti më qesharak në Europë”, citon Huso.

Por, megjithatë, ajo përmend se duke qenë një vend që ka përjetuar në vazhdimësi luftëra, Prishtina nuk mund të krahasohet me Parisin apo Romën.

Ndërtesa e Hotelit Grand dhe xhamat e thyer përmenden ndër të parat dhe citohet Presidenti Hashim Thaçi  kur kishte thënë për New York Times: “Nuk mendoj se është hoteli më i keq në botë, për shkak se bota është shumë e madhe”.

Ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” ajo e quan famëkeqe, e përmend se si Virtual Tourist e ka quajtur atë njërën prej ndërtesave më të shëmtuara në botë.

“E hapur më 1982, ajo është krijimi më i habitshëm i arkitekturës brutaliste: një monstër me dofarë rrethojash të metalta që të japin të mendosh se është më shumë një burg”. Bukuria e saj e vetme janë 99 kupolat dhe dritaret e mëdha.

Ndërtesën e Katedrales “Shën Nënë Tereza” dhe lartësinë e saj prej 76 metrash, Huso e ka quajtur ironike, duke përmendur se ajo ndodhet në qendër të Prishtinës për faktin se vetë Vatikani ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se 90 përqind e kosovarëve janë të besimit Islam.

Historia e katedrales, sipas Huso, reflekton dëshirën e kosovarëve për të lënë prapa vetes dekada konfliktesh që më shumë kanë qenë etnike sesa fetare.

Ecjen nëpër sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë ajo e ka përshkruar si të tmerrshme.

Thekson se ndër gjërat e mira këtu ka hasur në kulturën e kafesë, por që shëmtia është te numri i madh i kafeneve – rreth 100 – në një qytet që ka rreth 200 mijë banorë.

Përmendorja e kohës komuniste afër ndërtesës së Komunës së Prishtinës, Monumenti “NEWBORN” dhe monumenti “HEROINAT”, janë të radhës që kanë rënë në syrin e saj.

Objektet e larta fetare të kohërave të vjetra dhe shtatoret e larta te heronjve kombëtarë, por edhe figurave tjera me peshë ndërkombëtare si ajo e Bill Clinton, zënë vend në tekstin e publikuar në BBC.

“Ne ndoshta kemi statujën më të shëmtuar në botë të Bill Clinton”, citohet kryetari i komunës Shpend Ahmeti kur ka folur për Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa vitin e kaluar.

“Gruaja e tij Hillary kur përuroi atë tha:  ‘Nuk duket se është burri im”.

Në tekst është përmendur edhe mosfurnizimi i vazhdueshëm më ujë, por që në fund Huso gjithçka ka përmbyllur me fjalët: “Padyshim se Prishtina nuk i ngjan as Parisit as Romës. Por, për shkak të së kaluarës së rëndë do të gjeni njerëz që marrin veten shpejt dhe një kryeqytet që është gati ta shkruajë kapitullin e tij të radhës”.

“Kjo është e bukura e pamohueshme”. 

Pristina, Kosovo, is often dismissed as Europe’s ugliest capital (Credit: Credit: Deborah Huso)
With its Brutalist architecture, the National Library of Kosovo has been called one of the ugliest buildings in the world (Credit: Credit: Deborah Huso)
Completed in 2017, Pristina’s Cathedral of St Mother Teresa was paid for by donations from both Christians and Muslims (Credit: Credit: Greg Balfour Evans/Alamy)
According to the Gastronomic Society of Pristina, there are more than 100 cafes in a city of just 200,000 people (Credit: Credit: dpa picture alliance/Alamy)
Pristina features a number of monuments to and streets named for American politicians, including Bill Clinton (Credit: Credit: Christian Kober 1/Alamy)

 

Etiketa: BBCkosovePrishtinë

Të Lidhura

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

nga 27
08:34 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e...

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

nga 27
08:28 | 05/06/2026
0

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 05/06/2026
0

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:28 | 05/06/2026
0

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe...

Para
Stresi më i madh i një gruaje të martuar është burri i saj

Stresi më i madh i një gruaje të martuar është burri i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

07:28 | 05/06/2026
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –
  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com