Basha takon sipërmarrësit italianë: Bizneset e huaja duhet të investojnë në Shqipëri, platforma e PD do luftojë korrupsionin

Duhet të lëçisni

Ndryshon ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja

Manastirliu: Viti i fundit ka qenë një vit mjaft sfidues për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor. Vlerësojmë që këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qënë...

Mbi 100 viktima, Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për Kukësin janë të pavërteta

Vijojnë të jetë në shifra të larta numri i qytetarëve të prekur me Covid-19 në qarkun e Kukësit në raport me numrin e popullsisë. Gjatë...

Qyteti që nuk buzëqesh

Nga Jona Koprencka Në vitin 2009 nisa studimet e larta pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Kujtoj ende se si gumëzhinte nga zërat dhe lëvizjet...

Vret me thikë vjehrrën, arrestohet 44-vjeçarja në Dibër

Një 44-vjeçare është arrestuar në fshatin Maqellarë të Dibrës, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë vjehrrën 74-vjeçare  e...

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një vizitë në Itali, me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Prodenone-Udine, ku është diskutuar për sektorët me interes për të investuar në Shqipëri.

Përmes një postimi në faqen e tij të Facebook, PD bën me dije se kryeopozitari Lulzim Basha ka shpalosur platformën e Partisë Demokratike për ekonominë, platform të cilën sipas tij ka për synim të luftojë korrupsionin në Shqipëri, kur PD të vijë në pushtet, si dhe të krijojë lehtësi fiskale për investitorët e huaj që duan të investojnë në vendin tonë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi yne. I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë.

Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës.

Termeti i 26 Nentorit tregoj sa i papergatitur është shteti për të reaguar ne situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e nje plani për emergjencat civile që të jetë gati për tu vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes.

Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia.

Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të jetët njerëzore.

Kenaqësi ishte dhe takimi me Kryetarin e Bashkise së Pordenone, Z.Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu.

U shpreha angazhimin tim dhe të Partisë Demokratike për të ndërmarrë reformat e nevojshme që do ta bëjnë Shqipërinë një vend te mundësive per cdo shqiptar brenda apo jashtë atdheut.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndryshon ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja

Manastirliu: Viti i fundit ka qenë një vit mjaft sfidues për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor. Vlerësojmë që këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qënë...

Mbi 100 viktima, Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për Kukësin janë të pavërteta

Vijojnë të jetë në shifra të larta numri i qytetarëve të prekur me Covid-19 në qarkun e Kukësit në raport me numrin e popullsisë. Gjatë...

Qyteti që nuk buzëqesh

Nga Jona Koprencka Në vitin 2009 nisa studimet e larta pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Kujtoj ende se si gumëzhinte nga zërat dhe lëvizjet...

Vret me thikë vjehrrën, arrestohet 44-vjeçarja në Dibër

Një 44-vjeçare është arrestuar në fshatin Maqellarë të Dibrës, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë vjehrrën 74-vjeçare  e...

“25 Prilli, referendum kundër korrupsionit”, Meta ashpërson tonet nga Borshi

Presidenti Ilir Meta përmes një fotoje të postuar në facebook nga rruga e shembur në aksin Borsh-Himarë, si pasojë e rëshqitjes së dherave ka...