Basha: S’ke pse fshihesh, keni lidhur 7 kontrata koncesionare dhe s’i ulni dot çmimet e shportës shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: S’ke pse fshihesh, keni lidhur 7 kontrata koncesionare dhe s’i ulni dot çmimet e shportës shqiptarëve

12:24 | 28/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë nga foltorja e Kuvendit, se nuk ka asnjë arsye se përse kryeministri Edi Rama të mos votojë vettingun në politikë.

Kjo sipas Bashës është përshëndetur nga Komisioni i Venecias dhe se metodologjia është ajo e ndjekur me gjyqtarët dhe prokurorët.

“Ky(Rama) ka takuar më shumë sheikë dhe investitorë strategjikë se sa qytetarë këto muajt e fundit. Ai ka frikë se më dhemb dhëmbi, nuk më dhemb dhëmbi mua, i kam të mitë, i kam të shëndetshme. Mos qaj hallin e dhëmbëve të mi, se një herë që të kafshuan për tre javë u zhduke fare, asnjë s’e dinte se ku shkove. Meqë këto nuk i kemi për fjalë, por për vepra. Pse i trembesh vettingut në politikë? Sepse Venecia është shprehur për këtë. Filloje këtë gjë nga unë, nga të duash filloje. Nga pasuria ime, e familjarëve të mi, të afërmve të mi, të të gjithë atyre që kanë lidhje me mua. Propozimi i vettingut në politikë është miratuar nga Komisioni i Venecias. Kujt i ndruhesh. Mere, ja ku e ke, kaloje. E ke përpara, vetting në politikë, nga i pari te i fundit. Metodologjinë e kemi miratuar, për gjyqtarët dhe prokurorët. Them ta bëj SPAK-u, ku e ke frikën? Pse të fle lepuri në bark. Ti je pengesë për Reformën në Drejtësi, ti do ta zgjasësh vettingun, për të kompromentuar gjyqtarët dhe prokurorët.

Read more

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Ti, që brenda ditës bredh nga Jugu në Veri dhe flet sikur je mbi gomar. Njerëzit rrinë në çadra thua ti pse i pëlqen të rrinë dhe të marrin bonusin. Ndërkohë që me propozimin që keni sjellë, që do të diskutohet kur të mbarosh justifikimet verbale, me këto që keni sjellë këtu, prapë se prapë keni propozuar t’u merrni para shqiptarëve për 7 kontrata me vlerë 2 mld dollarë. PPP, klientëve tuja dhe nga ana tjetër thoni s’kemi ku të gjejmë paratë për të zbritur TVSH e ushqimeve me një kosto prej 150 mln euro, për të ulur çmimin e bukës, vajin, sheqerin, e atyre familjeve që ti viziton çdo ditë. Këto nuk i sheh, por ke sjellë 7 kontrata me vlerë 2 mld euro. Ky je ti, tjetra është fasadë. Ky është plani yt. Natyrisht, të vjedhësh shqiptarët, pasuritë e tyre, e më pas të vjedhësh votën nuk është virtyt, as ves, por krim. Por duke qenë se drejtësia e reformuar, çdo dhemb i vogël që del ia thyen ti me çekiç. Ne për detyrim ndaj qytetarëve, zoti na ruajt, jo mua, por më të riun e më të renë në grupin tonë parlamentar, që të na shkojë mendja të bëjmë krashillëk me ty, sepse na duhen 10 jetë për të kapur në maratonën e borxheve që i keni hyrë qytetarëve. Të jesh i sigurt që vettingun e politikanëve e do çdo shqiptarë. Ti the do të zgjatet kjo dhe pikë për reformën, por kur flas për vettingun tënd ti thua do të diskutojmë dhe zgjasin, sepse ti ke frikë. Frika nga korruspioni është më e keqja, sepse ajo shtyn që të bësh gjëma të mëdha, asgjësimin e ndryshimit.

 

 

Këto janë konstatimet e OHDIR-it që ta kanë vendosur ty vulën si Lukashenko i Ballkanit. Të kanë mbetur shumë pak argumente, por kërkon dëshpërimisht aleatë. Brenda shtëpisë tënde të ka mbetur një grusht, te oligarkët edhe më pak, te ato që të dalin zot me kobure në xhep dhe lekët e drogës, të jesh i sigurt i ka filluar t’i rrëshqasë toka nën këmbë. Përpjekja për të ndërtuar një aleancë të pa shenjtë me trekëndëshin e Bermudës do të dështojë. Ti ke vetëm një rrugë, që ke 8 vite që e mban vendin peng për egon tënde të sëmurë, të kërkosh ndjesë për ekonominë e rrënuar, për asgjësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, të heqësh duart nga fyti i SPAK, të votosh venttingun politik dhe të lejosh që PS, e marrë peng në bodrumet e oligarkisë dhe krimit, të ketë guximin të konkurrojë ndershëm me PD, me një përplasje idesh, vizionesh”, tha Basha.

Etiketa: 7 kontrata koncesionareKomisioni i Veneciaskreu i Partisë DemokratikeLulzim Bashavettingun në politikë

Të Lidhura

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:20 | 14/05/2026
0

Mirlinda Karçanaj: Nuk kam zgjedhur të hesht po e kam pasur të pamundër të flas. Jam gjendur në një botë befas...

Para
Gjekmarkaj i bashkohet nismës kundër 30 qershorit: Jo votime! Hape burgun Rama!

Gjekmarkaj për drejtuesin e RTSH: Anëtarët e Këshillit Drejtues u zgjodhën në kundërshtim me ligjin, s’përfaqësojnë opozitën, të dorëhiqen!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

21:02 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –
  • Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com