Është Koço Kokëdhima, Klement Balilaj, Emiljano Shullazi, Saimir Tahiri e të tjerë që grabisin popullin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot në Pogradec se ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e popullit.
“Është Koço Kokëdhima, Klement Balilaj, Emiljano Shullazi, Saimir Tahiri. Nëse nuk shkatërrojmë këtë shtet brenda shtetit kjo mënyrë do të vazhdojë. Gjithë paratë që mblidhen në taksa shkojnë për lukset e zyrave të Shukriut”, tha Basha. Kryetari i Partisë Demokratike, në Pogradec, vizitoi dy familje, të cilat vuajnë nga varfëria.
Gjatë takimeve me banorët e Pogradecit, Kryetari i Partisë Demokratike premtoi dhe ndërtimin e unazës se qytetit. Projekti është gati dhe kostoja përllogaritet 9 milionë euro, e barabartë kjo sipas kryetarit të opozitës, me paratë që merr me konçesionin korruptiv i check up-it.