Basha: Shqipëria zhytet në varfëri, taksa progresive e Ramës dështoi duke prodhuar vetëm kaos – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Shqipëria zhytet në varfëri, taksa progresive e Ramës dështoi duke prodhuar vetëm kaos

13:05 | 22/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë Rama se në këto 7 vite qeverisje e ka futur vendin në një varfëri të madhe.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se taksa progresive e Ramës ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi, ku thekson se është kundërshtuar edhe nga organizatat ndërkombëtare si FMN.

Postimi i plotë: 

Read more

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Në këto 7 vite, qeveria Rama e ka taksuar punën dhe dijen më shumë se çdo qeveri tjetër më parë. Barra më e rëndë e këtyre taksave ka rënë mbi shtresën e mesme.

Sot të gjithë e shohim se taksa progresive e Ramës ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi. Ajo është kritikuar fort edhe nga organizatat ndërkombëtare si FMN.

Çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndërsa Rama i përdor ato për të bërë më shumë PPP me klientët e tij. Si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe kësaj arrogance, Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet.

Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari. Ai nuk mendon për njerëzit, por vetëm për nje grusht klientësh dhe oligarkësh dhe e ka vënë shtetin dhe cdo politikë fiskale në shërbim të tyre duke i lënë qytetarët në mëshirën e fatit.

Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor! Politika jonë fiskale është pjesë e Planit Ekonomik për ti kthyer frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve: më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa. Ne do ti eliminojmë nivelet e shumta të taksave mbi punën, do ti heqim pengesat që vetëm frenojnë zhvillimin  dhe do të thjeshtojme të gjithë sistemin.

Ne besojmë se më shumë para në duart e qytetarëve do të nxisin investimin në arsimim dhe kualifikim dhe do ti japin frymë rritjes ekonomike. Politika jonë fiskale ka në bazë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit, taksa më e thjeshtë dhe më e ulët në të gjitha vendet e rajonit.

Mirëqenia e shtresës së mesme, e atyre që punojnë dhe prodhojnë, është jetike për rimëkëmbjen e gjithë ekonomisë shqiptare. Vetëm një qeveri serioze që kujdeset për njerëzit do ta vendosë shtetin dhe politik bërjen në funksion të rritjes së të ardhurave të gjithësecilit dhe jo të një grushti njerëzish! Shqipëria e ka potencialin të ofrojë mirëqenie dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj.

Etiketa: 7 vite qeverisjeKryetari i Partisë DemokratikeLulzim Bashaqeveria Rama

Të Lidhura

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

nga 27
23:26 | 26/04/2026
0

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

nga 27
22:32 | 26/04/2026
0

Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, u shpall zyrtarisht kampion për herë të 36-të në histori, pas triumfit 2 me 1...

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

nga 27
22:00 | 26/04/2026
0

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë...

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

nga 27
21:50 | 26/04/2026
0

Vora ka befasuar kampionët e Egnatias, teksa ka fituar 0-2 në Rrogozhinë. Skuadra nga Vora shënoi dy gola në pjesën...

Para
Sërish tërmet në vend/ 5 lëkundje në pak orë, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Hamallaj të Durrësit, ja sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –

23:26 | 26/04/2026
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

22:32 | 26/04/2026
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

22:00 | 26/04/2026
Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

21:50 | 26/04/2026
Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

21:42 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –
  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –
  • Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –
  • Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –
  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam –
  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com