Basha: Shqetësim i Presidentit zgjidhja e Krizës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Shqetësim i Presidentit zgjidhja e Krizës

18:39 | 05/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

“Ne nuk mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjeve të presidentit për sa i përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje. Por nuk mund të mohoj për asnjë çast se shqetësimi i tij kryesor të shmangte atë që po projektonte Edi Rama dhe bandat e interesuara në gjendje politike konflikti që ishte konflikti civil me pasoja të rënda për vendin”. Kështu u shpreh kryedemokrati Basha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ndërsa komentoi draft opinionin e Venecias për presidentin Meta.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Dua t’ju pyes pak edhe për presidentin, z.Meta, lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias është komentuar se presidenti nuk mund të shkarkohet. Nga ana tjetër maxhoranca thotë se janë legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Ju si e shihni këtë raport z.Basha?

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Lulzim Basha: Është e qartë se zgjedhjet e 30 qershorit, votimet e 30 qershorit kanë rënë. OSBE/ODIHR –i është trupa përgjegjëse për gjykime të çdo procesi zgjedhor apo kuazi zgjedhor siç ishte ai i 30 qershorit. Që kanë rënë këtë e kupton çdo shqiptar; janë bërë pa konkurrencë, janë bërë pa dekret presidencial dhe edhe pse pa konkurrencë janë masakruar në çdo hap që nga përgatitja, tek pseudofushata, tek dita e votimit, tek numërimi apo masakra me numërimin e votave, gjithçka ishte një proces farsë. Pra, 30 qershori është një proces i rënë moralisht, politikisht, është i rënë nga ana kushtetuese. Ndërsa sa i përket rolit të presidentit, shqetësimi i presidentit prej fillimit ka qenë zgjidhja e krizës. Natyrisht, ne nuk mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjeve të presidentit për sa i përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje. Por nuk mund të mohoj për asnjë çast se shqetësimi i tij kryesor të shmangte atë që po projektonte Edi Rama dhe bandat e interesuara në gjendje politike konflikti që ishte konflikti civil me pasoja të rënda për vendin. Dhe këtu besoj se jo vetëm opozita dhe qytetarët, por edhe historia do ta vlerësojë vendimin e presidentit për të shmangur këto skenarë potencialisht gjakderdhje dhe vëllavrasje me njerëz që ishin të gatshëm që për hir të pushtetit të çonin në konfrontim me pasojë humbjen e jetës së dhjetëra, qindra qytetarëve. Jam i lumtur që si kryetar i opozitës kam marrë vendimin e duhur bashkë me popullin për të mos shkuar, për të mos rënë pre e këtij skenari dhune të përgatitur nga të njëjtat banda kriminale që përgatitën dhe ekzekutuan vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-ës apo masakrën elektorale të Dibrës. Dhe falë këtij qëndrimi sot kemi ndërgjegjësim të faktorit ndërkombëtar që për zgjidhjen e krizës shqiptare kemi dy realitete përballë njëri tjetrit; një qeveri të kapur disa herë duke vjedhur zgjedhjet me krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me kriminelët, që nuk ndahet dot nga Dakot dhe nga Doshët, e nga Avdylajt, e një opozitë që ka qëndruar fuqimisht për parimet, vlerat, standardet europiane: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, shtet të së drejtës, që do të thotë barazi e qytetarëve para ligjit nga presidenti, kryeministri, te ministrat e tek qytetari më i thjeshtë dhe garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut që janë baza, janë themelet e një shoqërie të përparuar europiane. Nga ato shoqëri që unë kam patur fatin t’i njoh në rininë time, ku shqiptarët shpeshherë shkojnë edhe pa e ditur gjuhën por ja dalin të ndërtojnë jetën e tyre, të ndërtojnë jetën e fëmijëve të tyre, të shkëlqejnë, të bëhen shkencëtarë, artistë, këngëtarë. Pra, që provon se në qoftë se ne ndërtojmë këtë realitet në vendin tonë asgjë nuk na pengon ta lëmë pas këtë kohë të hidhur për Shqipërinë dhe ti japim këtij vendi të bukur dhe të bekuar nga Zoti të ardhmen europiane që meriton për veten e tij dhe për fëmijët shqiptarë.

Pyetje: Z. Basha një pyetje që lind natyrshëm, ndoshta edhe kuriozitet. Nëse do të ishte një prej kushteve të Bashkimit Europian një marrëveshje për të zgjidhur krizën, do të arrinte ta hidhte si hap Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Nuk ka dyshim që zgjidhja e krizës kërkon vetëdijësim të të dyja palëve. Dhe kjo është arsyeja pse PD dhe opozita e bashkuar kanë hedhur një hap aktiv që nuk na takonte ne, i takonte qeverisë, se ajo është shkaktarja e krizës, i takonte kryeministrit, se ai është shkaktari për dështimin e katërt për moshapjen e negociatave. Por ne nuk mund të lëmë vendin, as shqiptarët peng të një njeriu që premton, dështon dhe pastaj mashtron dhe mundohet ta hedhë fajin diku tjetër. Prandaj kemi hedhur këtë hap, kemi këtë plan për daljen nga kriza që mishërohet edhe me 9 kushtet e Bundestagut. Kemi një propozim për reformën zgjedhore dhe tani është koha që t’i lëmë llafet dhe të fokusohemi jo për hir të partive tona apo për hir të karrigeve tona, por për hir të Shqipërisë, të vendosim Shqipërinë të parën, të vendosim shqiptarët të parët dhe t’i hapim rrugë zgjidhjes së krizës politike me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën kohë.

Etiketa: “Votimet e 30 qershorit”edi ramaLulzim BashaPresidenti MetaVenecia

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Zëdhënësi i presidencës: Kuvendi në gjendje të rëndë antikushtetuese

Zëdhënësi i presidencës: Kuvendi në gjendje të rëndë antikushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com