Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleatët e tij opozitarë po drekojnë me një pjesë të Ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian me të cilët po diskutohet situata politike. Në tryezë janë ambasadorët e Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës e Belgjikës. Kjo është dita e 25 e protestës së opozitës para kryeministrisë ndërsa një ditë më parë Basha pati një tjetër drekë pune me disa nga Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Në drekën e djeshme morën pjesë Ambasadori i Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Danimarkës, ndërsa mungoi Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Në përfundim të drekës, Basha deklaroi se opozita është në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sipas tij është diskutuar për krizën politike.