Basha serenatë poshtë dritares së Metës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha serenatë poshtë dritares së Metës

13:13 | 21/02/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ilir Babaramo

Fjalia e parë që i ka ngelur Berishën në CV-në e tij shumë të gjatë politike është në anglisht. “Never say never”, i tha Ramiz Alisë në takimin që ky zhvilloi me intelektualët në verën e vitit 1990. Në fakt, në politikë, kurrë nuk duhet thënë kurrë. Bën pjesë në abc-në e saj. Kjo deklaratë duhet t’i jetë kujtuar Berishës, në kohën kur shumë prej protagonistëve të protestës, njëri pas tjetrit i kërkojnë Metës t’u bashkohet kauzës së tyre, ndërkohë që Basha jo më larg se një muaj më parë, me ton të prerë u shpreh në një intervisatë se kurrë nuk do bëjë koalicion me Ilir Metën.
Eshtë proverbiale mënyra si hebrejtë e nisin negociatën: “…biznesin e ke të babait apo e ke krijuar vetë?”. Ky duket se është rasti tani që Basha para turmës së mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deklaroi: “Jam gati!”. Gati për çfarë? Slogani ishte i qartë. Kryetari i PD-së la qartë të kuptohet se ka trokitur ora e tij. Se periudha inkubatore e karrierës së tij ka përfunduar, se ai është sovran në çdo vendim të tij dhe do drejtojë opozitën drejt fitores së pushtetit. “Jam gati!”, tha Basha para dhjetëra mijëra vetëve duke treguar me gisht dritaren e zyrës së Ramës, por sytë e tij kaluan instiktivisht nga dritarja përballë.
Në fakt, në rrethanat aktuale të politikës shqiptare çelësin duket se e ka dhe njëherë kryetari i LSI-së. Këtë e kanë kuptuar gati të gjithë që mblidhen tek çadra e protestës. Berisha e ka ditur me kohë. Për këtë arsye është treguar i kujdesshëm në komunikimin publik me kryetarin e Kuvendit. Kurrë nuk ka bërë deklarata të tipit: “Kurrë!”.
Në rrethanat e krijuara votat e LSI-së janë përcaktuese, nëse protesta masive e opozitës do përfundojë me një qeveri teknike apo çadra e opozitës do pjellë një darkë krokodili të dytë. Dhe në skenarët më ekstremë, madje dhe në skenarin e 14 shtatorit, pushtimi i selisë së kryeministrisë nuk sjell asnjë risi, veç kaosit disa ditor në vend. Sepse, për të krijuar një qeveri teknike duhen 71 deputetë. Meta deri tani ka heshtur. Por, me ato që tha Manjani një ditë më parë mund të krijojmë idenë se çfarë opinioni ka selinë e LSI-së; arroganca e Ramës është e patolerueshme dhe shumica qeverisëse duhet të negociojë me opozitën për garantimin e zgjedhjeve të lira.
Basha duhet ta ketë kuptuar tashmë që në të gjitha versionet e mundshme të ngjarjeve nuk do ketë sukses, nëse Rama dhe Meta do jenë bashkë. Për këtëe arsye ka nxitur Dulen dhe Ndokën t’i bëjnë thirrje Metës t’u bashkohet. Pikërisht për këtë arsye, Dule dhe Ndoka ngjasojnë me ata baladurët që kalorësit e mesjetës i përdornin për të kënduar serenada përgjëruese.

Etiketa: baladurëtdritareIlir BabaramoIlir MetaLulzim BashaNard NdokaserenatëYlli Manjani

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Vijon protesta, PD: Kuvendi jonë sheshi

Vijon protesta, PD: Kuvendi jonë sheshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com