Basha rendit arsyet: Ja pse duhet të na votoni më 25 prill, do të përfitojnë gjithë shqiptarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha rendit arsyet: Ja pse duhet të na votoni më 25 prill, do të përfitojnë gjithë shqiptarët

15:05 | 23/02/2021
në Kryesore
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, renditi arsyet, pse sipas tij, duhet votuar më 25 prill.

Gjatë një takimi me bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, kryedemokrati theksoi se PD ka një plan konkret dhe të zbatueshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.

“Nuk dilet nga kriza, duke ua dhënë paratë oligarkëve. Ekonomia dhe shqiptarët mund të dalin nga kjo krizë, vetëm kur jemi të gjithë duke iu afruar finishit, pa lënë asnjë pas. Përndryshe, pandemia vetëm do ta thellojë krizën. Ndaj vijmë këtu me një plan konkret, me vendosmërinë për ta zbatuar atë. Jemi të gatshëm të rishikojmë akcizën e birrës dhe problemin e pullës dhe kodit të akcizës, deri në heqjen e tyre. Do të shfuqizojmë taksën e ambalazhit. Sot vetëm 4-5 vetë janë te tavolina e kryeministrit, ortakë për xhepat e tyre. Fatura e këtij korrupsioni ka arritur 7.2 miliardë euro, në këto 8 vite.

Read more

Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

I gjithë ky program, që kemi shpalosur hap pas hapi, për hapjen e vendeve të punës, pagën minimale 36 mijë lekë të reja në muaj, për uljen e taksave, si dhe masa të tjera që do të sjellin përmirësim në familje dhe biznes, janë pjesë e një plani që funksionon si i tërë. Është produkt i dy viteve punë me specialistët më të mirë.

 

Kam takuar me qindra pensionistë, është i njëjti realitet sot. Ndryshimi është mes një plani konkret e i zbatueshëm, që funksionon si i tërë, dhe që do të sjellë përmirësim, dhe atij që hap thesin e premtimeve boshe vetëm kur vjen dita e zgjedhjeve.

Ne do të rrisim konkurrueshmërinë e biznesit. Dy modele janë, ai i liberalizimit, ku përfitojnë të gjithë, dhe ai i monopolizimit, ku përfitojnë një grusht njerëzish. Gjithëpërfshirja dhe aksesi është zgjidhja që japim ne me planin tonë. Sot këto vendime që ka marrë qeveria janë të konsultuar me ortakët, që përfitojnë. Me planin tonë fitojnë të gjithë, sipërmarrjet prodhuese, punonjësit, familjarët e tyre dhe natyrisht edhe shteti. Pra fiton Shqipëria. Kjo është filozofia jonë e gjithëpërfshirjes dhe aksesit në vendimmarrje. Nëse në vendimmarrje përfshihen 5 veta, ata përfitojnë, nëse përfshihen të gjithë, të gjithë do të përfitojnë.

Do të ulim çmimin e energjisë, vendosim fasha mbrojtëse për familjet në nevojë. Fashën e sotme nuk do ta paguajnë familjet me të ardhura të vogla, do të ketë një fashë tjetër për ta. Ne do të nxisim teknologji të veçanta, nuk do të ngurrojmë të përdorim edhe subvencionimin, me qëllim që prodhimet tona të depërtojnë dhe në tregjet rajonale dhe evropiane. Industria e birrës është fare e qartë, se si kemi dështuar, si nuk japim dot rolin në tregun e brendshëm, e jo më të kthehemi në treg sfidues.

Në këto dy muaj që kanë mbetur duhet secili të marrë vendimet e veta. Me 25 prill dy janë zgjedhjet, një qeveri dhe një kryeministër, që iu ka premtuar 8 vite dhe ka bërë të kundërtën e atyre që ka premtuar dhe rruga tjetër është një plan i konsoliduar. Më 25 prill është dita që Rama të humbë dhe gjithë Shqipëria të fitojë, sepse ky plan do të mundësojë çlirimin e energjive që mbahen të mbyllura. Shqipëria reale rënkon nga dhimbjet dhe vuajtjet e shkaktuara prej 8 vitesh. Dita po vjen, është 25 prilli”, tha kryedemokrati Basha.

 

Etiketa: Koronavirusikreu i PDLulzim BashaZgjedhjet e 25 prrillit

Të Lidhura

Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –

Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –

nga 27
23:23 | 09/06/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, mori pjesë në prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga...

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

nga 27
21:55 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetës në Fier, është ndalur te protestat për projektet në zonat e mbrojtura,...

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

nga 27
21:19 | 09/06/2026
0

Lëvizja qytetare që po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë ka ndërmarrë aksionin e parë politik, teksa i kanë kërkuar...

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

nga 27
20:00 | 09/06/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e një helikopteri ushtarak amerikan Apache gjatë një patrullimi mbi Ngushticën...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

4 viktima, 368 raste të reja dhe 241 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –

Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –

23:23 | 09/06/2026
“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

21:55 | 09/06/2026
“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

21:19 | 09/06/2026
“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

20:00 | 09/06/2026
Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

19:50 | 09/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –
  • “Pse Vlora nuk del në protestë?” –
  • “Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –
  • “Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –
  • Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –
  • Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –
  • “Pse Vlora nuk del në protestë?” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com