Kryetari i PD-së i bën thirrje kryeministrit të plotësojë kushtet e opozitës për të vijuar dialogun për reformën në drejtësi
“Rama duhet të zgjedhë ose avokat i krimit dhe korrupsionit ose reformator i drejtësisë”, kjo është thirrja që kryetari i opozitës i bën kryeministrit Rama një ditë para seancës ku pritet debat i ashpër mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi. Kryetari i PD-së tha pas mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të kësaj partie, se deputetët do të jenë të pranishëm në seancën e neserme ku opozita do të kërkojë sërish plotësimin e kushtetve të saj.
“Ka katër javë që mazhoranca refuzon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të përsëritur për dy vite cënon rendin kushtetues, dhunon marrëveshjen politike të 24 dhjetorit 2014. E nesërmja është një rast tjetër për ti dhënë fund dhunimit kaq të hapur dhe flagrant të rendit kushtetues dhe për të rikthyer vendin formalisht në kushtet e kushtetushmërisë dhe jo xhunglës. Në kushtet e xhunglës bëhet gjithçka.Nesër do të instistohet fort nnë zbatimin e e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që në këtë rast ka të bëje pikërisht me korrupsionin, me pretendimet se dy anëtarë të tjerë të mazhorancës , përtej Koço Kokëdhimës që shkoi aty ku duhet të shkonte, kanë përfituar shumë të mëdha parash dhe assete publike në kushtet e konfliktit të interest”, tha Basha.